15.8 C
Skopje, NM
28/09/2021
DailyNews.mk
Sport

Gnabry pritet të jetë mungesa e madhe e Bayern Munichut ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve

Sulmuesi i Bayern Munich, Serge Gnabry mund të humbasë ndeshjen e tyre në udhëtim te Barcelona në mesjavë në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Reprezentuesi gjerman ka luajtur një rol kyç për skuadrën e Julian Nagelsmann deri më tani në sezonin 2021/22 me dy gola nga katër paraqitje në Bundesliga deri më tani këtë sezon.

Sidoqoftë, ish-ylli i Arsenalit u detyrua të largohet shkaku i lëndimit në pjesën e parë në fitoren e së shtunës 4-1 në RB Leipzig.

Sipas raporteve të mediumit spanjoll Mundo Deportivo, Gnabry tani përballet me një betejë fitnesi për të qenë gati për ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës.

Një përditësim për 26-vjeçarin pritet në 24 orët e ardhshme, por ai ka gjasa reale të mungoj në udhëtimin e Bavarezëve në Camp Nou.

Edhe Barcelona ka shqetësimet e veta për dëmtime përpara ndeshjes, me Jordi Alba që thuhet se nuk është ende i gatshëm dhe Sergino Dest gjithashtu në dyshim. 

Related posts

Benzema dhe Osimhen, sulmuesit më efektivë të shtatorit

Admin

Kosova U-17 në konkurrencën e femrave luajti baras ndaj Bjellorusisë

Admin

Brahim Diaz nuk mendon për kthimin te Reali

Admin

Vidal dhe Correa në ekipin e Interit për ndeshjen kundër Shakhtarit

Admin

Morata dhe Dybala kryejnë vizitat mjekësore, pritet t’i mungojnë gjatë Juventusit

Admin

Pedro futet në histori të derbit, ka shënuar gola me të dyja skuadrat

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com