9.8 C
Skopje, NM
17/10/2021
DailyNews.mk
Rajoni

Gjykimi ndaj Salih Mustafës mund të mos fillojë deri në verën e këtij viti

Mbrojtja e Salih Mustafës, avokati Julius Von Bonne ka thënë se një palë e tretë në këtë çështje i ka vështirësuar punën mbrojtjes duke i marrë më shumë kohë. Në konferencën e sotme mbi ecurinë e çështjes së Mustafës, avokati ka thënë se nuk mund t’i përfundojnë hetimet para verës së këtij viti. Ndërkohë, prokuroria e ka konsideruar të papranueshme kohën e kërkuar nga mbrojtja, duke insistuar që gjykimi të fillojë në muajin mars.

Pas diskutimit në mes të palëve, të cilët nuk u pajtuar rreth kohës se kur duhet të fillojë gjyqi, seanca ka shkuar në pauzë, e pastaj në diskutim të mbyllur në mes të gjyqtarit të procedurës paraprake dhe mbrojtjes.

“Është çështje e një pale të tretë që është përfshirë që e bënë shumë të vështirë punën e mbrojtjes, kjo na ka marrë shumë kohë, shumë më tepër kohë sesa duhet dhe shpresoj që gjatë këtij muaji me këtë palë të tretë do të kemi një diskutim në mënyrë që mbrojtja të mund të eci përpara, kjo ka qenë një nga çështjet që ka paraqitur vështirësi për mbrojtjen. Vazhdoj të flas në mënyrë të mjegullt këtu sepse nuk dua të hyjë në hollësitë e kësaj çështje por u siguroj që kjo na i ka bërë punën më të ndërlikuar dhe gjithashtu, në fillim të kësaj çështje mbrojtja nuk kishte mundësi të ecte përpara në hetime”, ka thënë Bonne.

Në seancën e sotme, avokati vazhdimisht ka theksuar se kanë nevojë për disa muaj kohë për të kryer hetimet e tyre, diçka që për Prokurorinë ka qenë e papranueshme.

Pas gushtit, Bonne ka deklaruar si mundësi edhe muajin korrik, për të përfunduar hetime.

“Do të ishte e dobishme që gjykimi të fillojë pasi mbrojtja të ketë përfunduar hetimet e veta, duke pa parasysh numri ne dëshmitarëve që parashikojmë t’i thërrasim, diku nga korriku, në atë periudhë kohore, ndoshta nuk do të kemi përfunduar plotësisht hetimet tona, por kjo është një kohë e përafërt që mund të jap… Jemi në një presion shumë të madh të dorëzojmë dokumente për protokollim shumë shpejtë e të ecin çështjet përpara, pro nuk është balanca ne duhur, është shumë e rëndësishme që mbrojtja të ketë kohën që i nevojitet në mënyrë që t’i përfundojë hetimet e veta”, tha ai.

Por, sipas Prokurorisë, ka pasur kohë të mjaftueshme për mbrojtjen që të kryhen hetimet, dhe deri në verë është periudhë e papranueshme për ta.

“Mendoj që ky është një agrumet fals, ne nuk kemi pasur vite, ne kemi punuar për vite, pro kemi pasur shumë çështje për të hetuar dhe jo vetëm këtë, detyrimi ynë është ndryshe nga ai i mbrojtjes ne duhet të vërtetojmë çështje përtej dyshimti të arsyeshëm dhe të bëjmë akuza mbi bazën e kësaj, mbrojtja nga ana tjetër e ka çështjen ndryshe, ata kanë një aktakuzë të përcaktuar dhe i jepen materiale dhe duhet t’i përgjigjet asaj çështje”, tha ai.

Sipas ZPS, gjyqi duhet të fillojë sa më shpejtë që të jetë e mundur gjykimi të fillojë sa më shpejtë të jetë e mundur, dhe nëse i ipet kohë shtesë mbrojtjes, atëherë gjyqtari duhet ta bëjë këtë me një vendim.

Në këtë seancë u diskutua edhe mundësia e mbajtjes së seancave për diskutim, në mes të mbrojtjes dhe prokurorisë, në mënyrë që të qartësohen çështjen e dokumenteve që posedojnë.

Konferenca e sotme mbi ecurinë e çështjes është mbyllur tre herë për publikun, e në fund të saj mbrojtja ka deklaruar që ajo e radhës të mbahet pas dy muajsh meqë sipas tij deri atëherë do të dinë qartë rrjedhën e hetimeve, ndërsa sipas prokurorisë nuk ka nevojë të mbahet një e tillë, por nëse këtë e cakton gjyqtari, ZPS kërkoi që të mbahet jo më vonë se fundi i muajit shkurt.

Related posts

Zjarret në Shqipëri, situata mbetet kritike në Dukat

Admin

Hotelet e Tiranës janë plot, turistë edhe nga Lindja e Mesme

Admin

Rritja e rasteve me coronavirus, 1,659 raste janë aktive

Admin

Vazhdojnë pritjet e gjata në pikat kufitare, tri orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova

Admin

Arsyet se përse po shtyhet regjistrimi i popullsisë

Admin

Humb jetën nga coronavirus një zyrtar policor

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com