11.8 C
Skopje, NM
24/09/2021
DailyNews.mk
Maqedoni

Gjykata Penale kërkon 20 gjykatës të rinj

Gjykata Penale përballet me mungesë prej 20 gjyqtarësh. Kryetari Gjykatës Shkup 1, Ivan Xholev, ka konstatuar se pasi u bë kryetar i gjykatës, disa nga gjykatësit ose janë ngritur në detyrë ose janë pensionuar pa u plotësuar vendet me kuadër të ri.

Më shumë se dhjetë herë Xholev ka kërkuar nga Këshilli Gjyqësor që të delegojë gjyqtarë për t’i plotësuar vendet e lira. Megjithatë, Këshilli nuk ka pasur mirëkuptim duke shpjeguar se Gjykata Penale në vitin 2019 ishte vlerësua si gjykatë e azhurnuar. Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Kiro Zdravev, thotë se ai nuk ka ku të gjejë gjykatës për Gjykatën Penale.

“Mund të bëjmë analiza dhe të shohim nëse ekziston mundësia e rishpërndarjes së gjyqtarëve nga një gjykatë në tjetër, por natyrisht se mungesë ka kudo” -tha Kiro Zdravev, Kryetar i Këshillit Gjyqësor.

Kryetari i Penales duhet të gjejë një ekuilibër dhe të punojë sipas mundësive dhe këtu është aftësia, shton Zdravev. Në Gjykatën Penale tani punojnë 47 gjyqtarë. Në departamentin e krimit të organizuar që gjykojnë profil të lartë të korrupsionit ka vetëm 8 gjyqtarë. Këtu numri i gjyqtarëve u zvogëlua me vendimin që Dobrila Kacarska të propozohet për anëtare në Gjykatën Kushtetuese. Edhe në kushtet kur Gjykata Penale ka mungesë të gjyqtarëve, kryetari Xholev pret që deri në Vitin e Ri të ketë vendime për pesë rastet e hapura nga PSP-ja e shuar. Pritet të përfundojnë rastet “Monstra”, blerja e pajisjeve të përgjimit në DSK, arrestimi i Lube Boshkovskit dhe ndërtimi i autostradave kineze Milladinovci – Shtip dhe Kërçovë – Ohër.

Related posts

Kandidati VMRO-së Darko Kostovski kundër rregullimit urbanistik në lagjet shqiptare të Butelit ?!

Admin

PDSH-ja kërkon paga dyfish më të larta për personelin mjekësor (VIDEO)

Admin

Kompania “Ecolog” e familjes Destani dhuron 10 autoambulanca Maqedonisë

Admin

Mersel Bilalli: Ndoshta pa Qeveri, Maqedonia do të funksiononte më mirë

Admin

Është konfiskuar drogë në automjet të MPB-së në kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi

Admin

Nikollovski: Draft versioni i ligjit për origjinën e pronës i mbyllur dhe janë zgjidhur të gjitha çështjet

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com