5.8 C
Skopje, NM
22/10/2021
DailyNews.mk
Përzgjedhjе nga redaktori Rajoni

Gjuriq: Kemi qenë në kontakt me administratën e re të SHBA-së për një kohë të gjatë

Ambasadori serb në Washington, Marko Gjuriq tha se Serbia ka qenë në kontakt me administratën e re në Shtetet e Bashkuara për javë të tëra dhe se kanë një bazë të mirë për marrëdhënie të qëndrueshme në të ardhmen.

Duke folur për RTS, ai tha se Serbia ka qenë aktive në kontakte me përfaqësuesit e Partisë Demokratike dhe administratën e re për javë dhe muaj pas verifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, transmeton Klan Kosova.

“Ne nuk e pritëm dje, por kemi qenë në kontakt me administratën e re në Shtëpinë e Bardhë, Departamentin e Shtetit, Këshillin e Sigurisë Kombëtare për javë të tëra”, theksoi ambasadori serb në Washington, transmeton Klan Kosova.

Ai theksoi, në vitin e jubileut të madh, kur Shtetet e Bashkuara dhe Serbia shënojnë 140 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike “ne po vlerësojmë shumë seriozisht në marrëdhëniet e mira”.

“Ne nuk kemi pritur që diçka të na befasojë, por Presidenti Vuçiq kultivoi marrëdhënie të mira personale me Biden për vite me radhë, dhe para se të bëhej President i Shteteve të Bashkuara dhe në periudhën kur ai nuk është nënkryetar, e njëjta gjë vlen edhe për Z. Blinken dhe zyrtarë të tjerë”, tha ai.

Related posts

Zjarret në Shqipëri, situata mbetet kritike në Dukat

Admin

Hotelet e Tiranës janë plot, turistë edhe nga Lindja e Mesme

Admin

Rritja e rasteve me coronavirus, 1,659 raste janë aktive

Admin

Vazhdojnë pritjet e gjata në pikat kufitare, tri orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova

Admin

Arsyet se përse po shtyhet regjistrimi i popullsisë

Admin

Humb jetën nga coronavirus një zyrtar policor

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com