13 C
Los Angeles
December 3, 2021
DailyNews – MK
Shëndetësi

Gjithë kohën gabimisht e kemi kuptuar diabetin

Hulumtimi i publikuar  në revistën “The Lancet Diabetes & Endocrinology”, zbulon që gjithë kohën deri tani e kemi kuptuar diabetin në mënyrë të gabuar

Siç shkruan BBC-ja, kjo sëmundje deri tani zakonisht është klasifikuar në dy kategori – tipi 1, i cili paraqet sëmundjen e sistemit imunologjik, dhe tipi 2, i cili paraqet pasojën e mënyrës së pashëndetshme të jetës.

Rreth 90 deri 95 për qind e të sëmurëve me diabet sot janë klasifikuar në tipin 2, transmeton Telegrafi.

“Megjithatë, situata nuk është edhe aq e thjeshtë”, thotë për gazetën “Guardian” hulumtuesi Leif Groop, endokrinolog në Universitetin Lund, Suedi.

Ekzistojnë nëntipat e kësaj sëmundjeje, të cilët kërkojnë lloj tjetër të trajtimit. Ekipi i mjekëve ka studiuar 14.775 të sëmurë me diabet dhe ka konstatuar që diabeti mund të ndahet në pesë grupe “gjenetikisht të ndryshme”.

Këto janë:

Grupi 1: Diabeti i rëndë autoimun. Esencialisht njësoj si edhe tipi 1.

Grupi 2: Forma e rëndë e mungesës së insulinës. Si edhe tipi 1, shfaqet kryesisht te njerëzit e rinj dhe te njerëzit e shëndetshëm, mirëpo shkaktar i këtij tipi të diabetit nuk është sistemi imunitar.

Grupi 3: Forma e rëndë e mungesës së insulinës. Trupat e njerëzve shumë të shëndoshë më nuk reagojnë në prodhimin e insulinës.

Grupi 4: Diabeti i lidhur me njerëzit mesatarisht të shëndoshë. Këta pacientë kanë tepricë kilogramësh, mirëpo metabolizmi i tyre i afrohet normales nga metabolizmi i njerëzve nga grupi i tretë.

Grupi 5: Forma e butë e diabetit, e lidhur me plakjen. Njëri ndër tipat më të shpeshtë.

Të gjitha grupet janë të lidhura me rreziqe të ndryshme, ndërkaq pacientët më mirë do të mund të reagonin ndaj tretmanëve të ndryshëm, të dedikuar secilit grup veç e veç.

Terapia e cila është më së miri e përshtatur për secilin pacient individualisht do të mundë ta përmirësojë më shumë cilësinë e jetës së tij.

Related posts

Studimi: Vaksina HPV ul rastet e kancerit të qafës së mitrës deri në 90 për qind

admin

Rezistenca ndaj insulinës – si ndodh kjo gjendje dhe kush është në rrezik më të lartë?

admin

Shenja paralajmëruese të diabetit në thonjtë tuaj

admin