-1.2 C
Skopje, NM
26/10/2021
DailyNews.mk
Bota

Gjermania zgjat izolimin, por lehtëson disa masa

Gjermania do t’i zgjasë masat e izolimit nga koronavirusi deri më 28 mars, por do t’i lejojë dyqanet jothelbësore dhe bizneset e tjera të rihapen në zonat me norma relativisht të ulëta të infeksionit.

Kancelarja Angela Merkel dhe guvernatorët e 16 landeve u pajtuan të mërkurën vonë për këtë balancë masash, pas rreth nëntë orë bisedimesh.

Rregullat e izolimit aktual do të zgjasnin deri të dielën.

“Duhet të bëjmë hapa drejt hapjes, por, në të njëjtën kohë, hapa që nuk na kthejnë prapa”, tha kancelarja Merkel para gazetarëve në Berlin.

“Ka shumë shembuj në Evropë për një valë të tretë dramatike”, tha ajo.

Merkel u zotua se “pranvera e vitit 2021 do të jetë ndryshe nga pranvera e një viti më parë”.

Gjermania ka regjistruar në total mbi 2.4 milionë raste me koronavirus dhe mbi 71,000 viktima.

Shumica e dyqaneve atje janë të mbyllura qysh më 16 dhjetor.

Restorantet, baret dhe objektet sportive janë mbyllur nga 2 nëntori, ndërsa hotelet lejohen të punojnë vetëm për të akomoduar udhëtarë të biznesit.

Deri këtë javë, vetëm 5.3 për qind të popullsisë gjermane i është dhënë doza e parë e një vaksine kundër koronavirusit, ndërsa 2.7 për qind e popullsisë i kanë marrë nga dy doza.

Të mërkurën, udhëheqësit e vendit ranë dakord që të ndryshojnë rregulloren, për të përshpejtuar vaksinimin.

Merkel tha se “ata duan që të shfrytëzojnë gjithë fleksibilitetin”, duke zgjatur kohën midis dy dozave të vaksinës sa më shumë që të jetë e mundur, për t’iu mundësuar më shumë njerëzve që të marrin dozën fillestare.

Dozat e vaksinave të miratuara në Bashkimin Evropian rekomandohet të jepen me një diferencë kohore prej tri javësh./REL/

Related posts

EMA miratoi dozën e tretë të vaksinës Moderna

Admin

Miliona doreza të papastra dhe të përdorura nga Tajlanda janë futur në SHBA si për të reja

Admin

Pamje rrëqethëse nga droni në La Palma, destinacioni i preferuar turistik shkatërrohet nga zjarri dhe hiri i llavës

Admin

Putin urdhëron masa të reja për të luftuar koronavirusin

Admin

OKB: Gazrat serrë shënuan rekord në vitin 2020

Admin

Dhjetë vjet burgim për ish-pjesëtaren gjermane të Shtetit Islamik

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com