15.8 C
Skopje, NM
13/06/2021
DailyNews.mk
Bota

Gjermania shënon rekord të rasteve të reja të koronavirusit për të dytën ditë radhazi

Gjermania e ka shënuar shifrën më të lartë të personave të infektuar me koronavirus për të dytën ditë me radhë me 7.334 raste të reja në 24 orët e kaluara. Të enjten u shënuan 6.294 raste apo mbi 1.000 më pak se sot.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe 24 viktima të reja dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve nga pandemia shkoi në 9.734, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Rekordi i zi erdhi pas takimit të kancelares Angela Merkel me kryeministrat rajonalë të 16 republikave, ku u arrit marrëveshje për rregulla të reja.

Sipas rregullave të reja, qytetet dhe rajonet ku shkalla e infeksionit është duke u rritur shpejt duhet të vendosin kufizim të veprimtarisë nga ora 23 për baret dhe restorantet.

Gjermania është një ndër shtetet evropiane me më së shumti persona të infektuar me virusin e ri, por ka dukshëm më pak viktima se vendet që ndodhen në krye të listës si Britania e Madhe, Spanja, Italia dhe Franca.

Related posts

Kina po dominon agjendën e G7, edhe pse nuk është pjesë e saj

NEFAIL EMINI

Zëdhënësi i DASH: Ende nuk kami emrat e rinj në lidhje me listën e zezë për Ballkanin Perëndimor

NEFAIL EMINI

Johnson: Aleanca midis SHBA-së dhe Britanisë është marrëdhënia e pathyeshme

NEFAIL EMINI

Këshilli i Sigurimit sot zgjedh 5 anëtarë jo të përhershëm, në garë edhe Shqipëria

NEFAIL EMINI

Amnesty International: Kina është duke kryer “krime kundër njerëzimit” në Ksinjinag

NEFAIL EMINI

Biden paralajmron Britaninë: Mos rrezikoni procesin e paqes në Irlandën e Veriut

NEFAIL EMINI

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More