5.8 C
Skopje, NM
22/10/2021
DailyNews.mk
Bota

Gjermania ndërron kurs në përdorimin e vaksinës AstraZeneca

Merkel shpjegoi në konferencë shtypi ndërrimin e kursit në përdorimin e vaksinës AstraZeneca. Pas shfaqjes së rasteve të trombozës vaksina tani do të jepet kryesisht për personat mbi 60 vjeç.

Fushata e vaksinimit në Gjermani merr sërish një kthesë të re. Pas njoftimeve për tromboza të reja në venat e trurit pas vaksinimit me AstraZeneca, kancelarja Angela Merkel dhe 16 landet gjermane në një konferencë të posaçme vendosën që vaksina AstraZeneca të jepet vetëm për njerëzit mbi moshën 60 vjeç. Për personat nën 60 vjeç kjo do të jetë ende e mundur, por pas “vlerësimit mjekësor dhe analizës individuale të rrezikut e sqarimit të plotë”, u tha.

“Besimi krijohet nga dija, që çdo dyshim, çdo rast i veçantë verifikohet”, tha Merkel duke iu referuar efekteve anësore të vaksinës dhe të mos fshihen nën rrogoz ato. Kancelarja pranoi se, vendimi për AstraZenecan sjell “pasiguri”, në të njëjtën kohë ajo kërkoi që të kihet besim tek vaksinimi. Kur të më vijë radha edhe unë do të vaksinohem, tha Merkel 66 vjeçare, “edhe me AstraZeneca”.Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn theksoi, se qytetarët mund të kenë besim, që në Gjermani vaksinat e lejuara “mbikqyren me përgjegjësi të lartë”. Ai e cilësoi “një goditje që për një grup të caktuar moshe ka një rrezik të shtuar me një nga vaksinat që kemi në përdorim kundër pandemisë.” Prej kësaj krijohen pasiguri të reja. Por sipas Spahn mund të vaksinohen tani njerëzit mbi moshën 60 vjeçare më shpejt. “Në këtë kuptim do t’u lutesha të gjithë personave mbi 60 vjeç të marrin parasysh këtë ofertë vaksinimi.” Duke marrë në konsideratë të gjitha rreziqet vaksinimi është “vendimi më i mirë.”

Kufizimin e ri për AstraZenecan e dha Komisioni i Përhershëm i Vaksinimit në Gjermani, STIKO. Bazë për këtë janë të dhënat e mbledhura për shfaqjen “në raste të rralla por shumë të rënda të efekteve anësore trombotike”. Këto janë shfaqur 16 ditë pas vaksinimit kryesisht tek gratë e moshës nën 60 vjeç. Në Gjermani deri të martën janë shfaqur 31 raste me tromboza pas vaksinimit me AstraZenecan. 9 prej tyre kanë përfunduar me vdekje.

Në mesin e marsit Gjermania dhe vende të tjera vendosën pezullimin me vaksinimin me AstraZeneca, por pas miratimit të EMA-s, Agjencisë Europiane të Medikamenteve, vaksina vazhdoi të jepej sërish. Në fillim kjo vaksinë ishte rekomanduar për personat 18-64 vjeç, sepse nuk kishte të dhëna të mjaftueshme për mbrojtjen nga virusi për personat më të moshuar./DW/

Related posts

Marrëdhëniet NATO-Rusi janë në pikën më të ulët që prej Luftës së Ftohtë, thotë Stoltenberg

Admin

Coronavirusi mund të ketë vrarë 80-180 mijë punonjës shëndetësorë, thotë OBSH

Admin

Lëshuan çantat, zhveshën uniformat, hoqën këpucët,…: Kjo ishte mënyra e protestës së stjuardesave të ish-Alitalia në rrugët e Romës

Admin

Fermeri belg bleu banane në treg, por në to gjeti kokainë

Admin

Rusia identifikon variant të ri të koronavirusit

Admin

Kremlini nuk e “respekton” çmimin për Navalnyn

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com