9.8 C
Skopje, NM
17/10/2021
DailyNews.mk
Bota

Gjermania dënon fuqishëm grushtin e shtetit në Mianmar

Gjermania dënoi grushtin e shtetin ushtarak në Mianmar “në termat më të fuqishëm të mundshëm” dhe bëri thirrje për lirim të menjëhershëm të liderëve të zgjedhur në mënyrë demokratike.

“Dënoj në termat më të fuqishëm të mundshëm marrjen e pushtetit nga ushtria në Mianmar dhe arrestimet që pasuan”, tha sot në një deklaratë ministri i Punëve të Jashtme i Gjermanisë, Heiko Maas.

“I bëj thirrje ushtrisë që të lirojë menjëherë anëtarët e arrestuar të qeverisë dhe parlamentit, duke përfshirë presidentin Ëin Myint dhe këshilltaren e shtetit Aung San Suu Kyi, të heqë gjendjen e jashtëzakonshme dhe të lejojë punën e institucioneve kushtetuese të legjitimuara në mënyrë demokratike”,tha ai.

Maas paralajmëroi se ndërhyrja ushtarake vë në rrezik arritjet e Mianmar drejt demokracisë.

“Gjermania, së bashku me partnerët e saj të BE-së, riafirmon mbështetjen e saj për demokratizimin e mëtejshëm të Mianmarit dhe përpjekjet e qeverisë civile për të promovuar paqen, të drejtat e njeriut dhe zhvillimin ekonomik në Mianmar. Pres që udhëheqja ushtarake të respektojë vullnetin demokratik të popullit të tyre dhe të njohë rezultatin e zgjedhjeve të 8 nëntorit 2020”, shtoi ai.

Related posts

Policia australiane ka konfiskuar ngarkesën më të madhe ndonjëherë të heroinës, me vlerë prej 104 milionë dollarë

Admin

Olaf Scholz mund të jetë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë

Admin

Ende nuk dihet nëse deputeti Sir David Amess kishte qenë në cak nga sulmuesi – autoritetet janë duke e hetuar rastin

Admin

SHBA ofron kompensim për familjarët e viktimave të sulmit me dron

Admin

Policia britanike: Vrasja e ligjvënësit ishte incident terrorist

Admin

Në Indonezi 11 student u mbytën gjatë aksionit për pastrimin e lumit

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com