9.8 C
Skopje, NM
17/10/2021
DailyNews.mk
Bota

Gjermani: Partia e kancelares Merkel humb zgjedhjet në dy gara rajonale

Partia e Kancelares gjermane Angela Merkel pësoi një humbje të konsiderueshme në dy shtete kryesore që zhvilluan zgjedhjet rajonale.

Votimi bëhet gjashtë muaj përpara zgjedhjeve kombëtare që do të përcaktojnë se kush do të pasojë zonjën Merkel në postin e kancelares.

Votimet në shtetin jugperëndimor të Baden-Wuerttembergut, një rajon të fuqishëm ekonomikisht dhe në shtetin fqinj Rheinland-Pfalz shihen si parësore për prirjen në shkallë kombëtare përpara zgjedhjeve të përgjithshme të 26 shtatorit, në të cilat zonja Merkel nuk kandidon për herë të parë që prej më shumë se 15 vjetësh.

Mbështetja për Bashkimin Kristian-Demokrat të qendrës së djathtë dhe aleatin e saj konservator bavarez Bashkimi Kristiano-Social është zbehur sepse gjermanët ishin të pakënaqur me menaxhimin e krizës së koronavirusit, dhe me ngadalësinë dhe burokracinë në fushatën e vaksinimit, ndërsa gjermanët janë të shqetësuar për një valë të tretë të mundshme infeksionesh.

Reputacioni i CDU / CSU-së është dëmtuar gjithashtu nga pretendimet se anëtarët e parlamentit nga koalicioni qeverisës kishin përfituar nga marrëveshjet për prodhimin e maskave, duke detyruar tre ligjvënës të japin dorëheqjen ditët e fundit.

“Nuk ishte një mbrëmje e mirë zgjedhore për CDU-në,” u tha gazetarëve sekretari i përgjithshëm i partisë, Zi Ziek pas rezultateve të sondazhit të zgjedhjeve.

Në Baden-Wuerttemberg, shteti i vetëm me një kryeministër nga partia e Gjelbër me prirje të majtë, rezultatet paraprake të së dielës në mbrëmje treguan se Të Gjelbrit dolën të parët, me 31.4% të votave ndaj 23.4% të CDU-së.

“Është një fillim i jashtëzakonshëm i një viti të jashtëzakonshëm zgjedhor,” tha Robert Habeck, një nga udhëheqësit e të Gjelbëve, sipas agjencisë Reuters.

Në Rheinland-Pfalz, rezultatet e votimit treguan partinë e Kryeministrit, Social Demokratët e qendrës së majtë, në epërsi ndaj CDU-së.

Related posts

Policia australiane ka konfiskuar ngarkesën më të madhe ndonjëherë të heroinës, me vlerë prej 104 milionë dollarë

Admin

Olaf Scholz mund të jetë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë

Admin

Ende nuk dihet nëse deputeti Sir David Amess kishte qenë në cak nga sulmuesi – autoritetet janë duke e hetuar rastin

Admin

SHBA ofron kompensim për familjarët e viktimave të sulmit me dron

Admin

Policia britanike: Vrasja e ligjvënësit ishte incident terrorist

Admin

Në Indonezi 11 student u mbytën gjatë aksionit për pastrimin e lumit

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com