30.6 C
Los Angeles
August 18, 2022
DailyNews – MK
Përzgjedhjе nga redaktori Politika

Gjenero: Pa Amerikën, Mali i Zi, Maqedonia e Kosova do të mbeteshin në mëshirën e Vuçiqit

Zagreb, 4 nëntor – Analisti kroat Davor Gjenero, në një tekst autorial rreth ndikimit të rezultatit të zgjedhjeve presidenciale në ShBA në Ballkan, shkruan se kërcënimi më i madh për sigurinë e Evropës është koncepti i Trumpit për të shtyrë euroatlantizmin, deri në atë masë sa është i gatshëm t’i tërheqë ShBA-të nga aleanca e NATO-s.

Sikur të ndodhte kjo, i tërë sistemi i sigurisë kolektive në Evropë do të shembej, ndërsa në Ballkan në mënyrë dramatike do të forcohej ndikimi i atyre që veprojnë si klientë të Kremlinit, pra, sidomos Serbisë. Pa sistemin e sigurisë kolektive, para së gjithash, Mali i Zi, e sigurisht edhe Maqedonia e Kosova, do të lëheshin në mëshirën a pamëshirën e Vuçiqit, deri sa BeH-ja do të gëzonte mbështetje pak më të fortë të Evropës në sovranitetin e saj. Në Ballkan do t’u hapeshin dyert tre nacionalizmave shtetomëdhenj, para së gjithash atij serb, pastaj shqiptar, e deri në njëfarë mase edhe atij kroat, të cilin megjithatë e kufizon fakti se politika kroate, së paku ajo mbizotëruese, centriste, ka përvetësuar standardet bazike evropiane, e ndër to edhe parimin për mosndryshimin e kufijve’, shkruan Gjenero.

Sipas tij, është e qartë se edhe Evropa me shpejtësi do të zhvillonte kapacitetet e saj dhe do të përkufizonte strategjinë e sigurisë kolektive në kontinent, por klientët e Putinit do të kishin derën hapur për realizimin e prioriteteve të tyre në kohën deri sa sistemi të mos jetë konsoliduar.

Ky është ndryshimi kryesor për Ballkanin midis zgjidhjes në të cilën Trump mbetet në pushtet dhe asaj në të cilën Biden arrin jo vetëm të fitojë shumicën e votave, por edhe shumicën e mandateve elektorale dhe ta mbrojë atë fitore përpara Gjykatës së Lartë të favorizuar nga Trumpi. Gjithçka tjetër është nuancë. Është e qartë se, edhe nëse Bideni fiton, fokusi i politikës së jashtme amerikane do të jetë Paqësori, jo Atlantiku.

Amerika ka vlerësuar se Rusia nuk është në të vërtetë një rival në kuptimin e vërtetë të fjalës, edhe pse Bideni flet shumë qartë për kuptimin në të cilin Vladimir Putin është rrezik për botën demokratike. Kinën Bideni e trajton si konkurrencë, dhe në vend të luftërave tregtare të zhvilluara nga Trump, ai do të kërkonte një zgjidhje evropiane duke rregulluar rregullat e lojës në treg. Është akoma më shumë çështje stili sesa përmbajtje, por kur bëhet fjalë për qëndrimin ndaj atlantizmit dhe sigurisë kolektive në Evropë, ndryshimi midis këtyre dy kandidatëve është thelbësor, jo “stilistik”.

Related posts

Cilat kompani prodhojnë më së shumti armë në botë?

admin

Rekord global i vdekjeve dhe rasteve me Covid

admin

Zaev- Der Leyen: Maqedonia e Veriut është e përgatitur për konferencën e parë ndërqeveritare me BE-në

admin