22.4 C
Los Angeles
November 30, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni TOP LAJM

Gjendjet në sistemin elektroenergjetik, temë e takimit Pendarovski-Bislimimovski

Shkup, 15 nëntor – Stabiliteti në sistemin elektroenergjetik të vendit, sfidat me të cilat përballemi dhe dekreti qeveritar për shpallje të gjendjes së krizës në sektorin energjetik, ishin temat për të cilat sot biseduan presidenti Stevo Pendarovski dhe njeriu i parë i Komisionit rregullator për energjetikë, Marko Bislimovski.

Në takikm, siç kumtoi Kabineti i presidentit Pendarovski, Bislimovski informoi për aktivitetet që ndërmerren dhe masat e parashikuara në të ardhmen, për kapacitetet në prodhimtarinë vendore, si dhe për të drejtat dhe detyrimet e bartësve të licencave për kryerje të veprimtarive energjetike.

“Është e domosdoshme të ndërmerren të gjitha masat me qëllim të përballjes së suksesshme të sfidave të imponuara nga kriza globale energjetike, sanimi i sektorit energjetik dhe nevojat e tregut, si dhe bashkëpunimi mes institucioneve shtetërore dhe kompanive nga sektori energjetik”, tha Pendarovsi në takimin me Bislimovskin.

Vendimi për shpallje të gjendjes së krizës, sipas Pendarovskit është i domosdoshëm, me qëllim të zbatimit më efikas të masave dhe përballjen me sfidat nga kriza energjetike.

Related posts

Bilall Kasami pohon se ka shumicë në Këshill, seanca konstituive të enjten

admin

Shekerinska: Nevojitet përforcim urgjent i kapaciteteve për menaxhim me krizat

admin

Asnjë vendim nga mbledhja e mbrëmshme e kryesisë së Alternativës

admin