20.3 C
Los Angeles
December 6, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Gjendja me Covid ende alarmante, cak i virusit janë të rinjtë, masat nuk japin rezultate

Shkup, 16 nëntor – Maqededonia e Veriut është një nga shtete e cila u godit më fuqishëm nga Kovid-19, e që si pasojë e saj shteti ndërmori disa masa me qëllim parandalimin e përhapjes së pandemisë, por që duket se të njejtat nuk dhanë rezultat, pasi ajo vazhdon që të shkaktojë shumë të infektuar dhe fatalitetet, e kjo ka bërë që të paralajmrohen kufizime të tjera, por që egziston skepticizmi se ata do të përjetojnë fatine atyre të më hershmëve.

Kovid 19 është një nga pandemit më të rënda që ka goditre shoqërinë njerëzore, e cila po mban të mbërthyer globin për gati dy vite, e infektimet në nivel global po rriten vazhdimisht, e deri më tani ajo ka shkaktuar mbi 5 milion të vdekur dhe mbi 250 milion të infektuar, por që ende nuk ka një dritë në fund të tunelit se kur e njejta mund të marrë fund apo të reduktohet imakti i saj, shkruan Zhurnal.

Gjatë kësaj periudhe disa vende u prekën më shumë nga Kovid-19 se disa të tjerë, e kjo lidhej më shumë faktorë, ku disa prej tyre kishin të bënin me nivelin e ulët të përgatitjes dhe gadishmërisë së sistemeve shëndëtësore, e ndoshta më e rëndësishmja kishte të bëntë me faktin se disa prej tyre u vonuan në marrjen e masave mbrojtëse, e disa të tjerë përpiluan strategji të gabueshme, të cilët nuk prodhuan asnjë rezultat pozitiv, por mund të thuhet se ato vetëm përkeqësuan më shumë situatën.

Maqedonia e Veriut, ishte një nga shtetet më të prekura nga Kovid-19, ku vedi ynë për një periudhë të gjatë mbajti vendin e parë në kontinent dhe të gjashtin në botë për numrin e fataliteteve, e këto ishin shifra të frikshme që shkaktuan panik dhe frikë te qytetarët, të clët kërkonin që shteti të ndërmmarë masa për ta përmirsuar situatën, pasi në këtë mënyrë rrezikohej që i tërë sistemi të shkoj në kolaps.

Kovid-19 nxorri në shesh disa mangëse esenciale të vendit tonë, e para kishte të bënte me atë se sistemi jonë shëndetësor ishte në një gjendje shumë te keqe, e pandemia e gjeti atë totalisht të pa përgatitur, kurse fakti tjetër kishte të bënte më atë se shteti ynë mori mori masa, por që ata sa ishin të vonuara ishin edhe të keq planifikuara e edhe më keq të implementuara, e që kombinimi i tyre solli bëri që Maqedonia e Veriut të jep në top listëne vdekjeve nga pandemia, shkruan Zhurnal.

Vendi ynë masat e para i mori në mars të vitit të kaluara, por të cilët nuk ishin në përputhje me realiztetin pandemik të vendit tonë apo edhe të rajonit, por të cilët ishin më shumë për konsum publik, sesa vërtet që do të ndikonin në mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve të vendit tonë. Këto dyshimi fatkeqësisht për një periudhë të shkurtër u vërtetuan, ku veni ynë gati shkoi në kolaps nga numri i lartë i të infektuarve dhe të vdekurve, e kjo krijoi një pasiguri të madhe tek qytetarët dhe hubmje të besimit ndaj institucioneve kompetente.

Për tu përballur me situatën qeveria mori masa të reja, të cilët ishin më të fuqishme se sa të parët, por që si në rstin e parë edhe në të tjerat, mungonte një elemnt shumë i rëndësishëm që i bënë ato masa efektive, e ajo është zbatueshmëria e tyre në praktikë, ku gjatë gjithë kësaj periudhe ato janë respektuar shumë pak ose aspak, e që fatkeqësisht në të njejtën kohë ka pasur shumë pak kontrolle për ti detyruar qytetarët apo edhe bizneset që ti zbatojnë të njejtat.

Paradoks ishte fakti se derisa në një anë mbylleshin shkollat, me arsyetimin se ato ndikonin në përhapjen e pandemisë, në anën tjetër festat dhe organizimet me numër shumë të madh të të ftuarve vazhdonin pa ndërpresë, e kjo e gjithë si pasojë e neglizhencës së autoriteteve, e që pas rritjes së rasteve, ata ishin në pararojë për të fajsuar “Qytetarët e Pandërgjegjshëm”.

Fushata elektorale për zgjedhjet lokale që u mbajtën në tetor të këti viti, të linte të kuptohej se këtu nuk ka egzistuar asnjëherë pandemi, pasi vet autoritet shtetërore dhe përgjegjësit për mbrojtjen e shëndetit publik, organizonin tubime me mijra përsona, pa asnjë protokoll shëndetësor, me të cilin rrezikohej fuqishëm shëndeti i qytetarëve të vendit tonë, por që e gjitha kjo ndoshta aryetohej me luftën për pushtet, shkruan Zhurnal.

Ajo që është tragjike ka të bëjë me faktin se asnjë institucion apo person kompetetn gjatë gjithë kësaj periudhe nuk u prononcua apo nuk ngriti alarmin për situatën që mund të pasonte kjo thyerje e madhe e protokolleve andi-Kovid, e që për më keq ne kishim harruar pasojat që kishte shkaktuar pandemia vetëm pak muaj më parë. Pasi përfunduan zgjedhjet duket se ekspertët u “zgjuan” nga gjumi, ku ata tani bëjnë thirrje për shtrengim të masave anti-Kovid, pasi masat e tanishme që janë aktive nuk janë të mjaftueshme për ta përballuar valën e madhe e infektimeve që ka përfshirë vendin tonë.

Qeveria dështoi që të sigorojë vaksinat për një kohë të gjatë, e që me ardhjen e tyre ajo përsëri dështoi në krijimin e një starategjit ë mirëfilltë për ti bindur qytetarët që të vaksionehe, pasi një planifikim i mirë ishte shumë i nevojshëm duke marrë parashysh teorit e shumta të friksimit që u përhapën në opinionin publik, e që e gjithë kjo ndikoi që ata të stepen për tu imunizaur.

Qeveria ka shtuar masat, duke e bërë të obligueshme që për të hyrë në objektet e mbyllura duhen dy doza të vaksinave nga një që ka qenë më herët, por që kjo si ligj mund të jetë i mir, por që në praktik është toatlisht i pa zbatueshëm, pasi deri më tani janë vaksunuar rreth 40 % e popullatës, kurse të gjithë qytetarët e vendit kanë arritur që të sigurijnë çertifikat vaksinimi, e në këtë rast kjo masë është totalisht e dështuar dhe pa asnjë efekt në mbrojtje të qytetarëve.

Kërohet mbyllja e shkollave si një masë për të parandaluar përhapjen e kovid, por që sipas të dhënave të OBSH dhe UNESCO nuk ka asnjë të dhënë që tregon se janë qendra nga të cilët mund të përhapet Kovid-19, pasi në to është e mundur dizinfektimi dhe mbajta relative e distancave, e kjo e bënë të pa nevojshëm marrjen e një mase të tillë. Sipas një studimi nga OBSH tregon se mbyllja e shkollave ka shkaktuar pasoja shumë të mëdha në procesin edukativo-arsimor dhe shëndetin mendor të fëmijëve, dhe si rezutat i kësaj është e domosdoshme vazhimi i mësimit me prezencë fizike, ndëra tek ne të parat që po goditen nga paftësia e qeverisë janë nxënësit, shkruan Zhurnal.

Në këto kushte nuk ka nevojë që të merren masa tjera shtetsë, pasi ato aktualet janë mëse të mjaftueshme, por që nevojitet zbatimi i tyre në praktik,e kjo do të ndikonte që veni ynë ta përballojë këtë valë të re të infektimeve.///Zhrunal.mk

Related posts

Kastriot Rexhepi: Ka mundësi që të ndërroj vendin në Parlament

admin

Sllatinë/ BDI mposhti ASH-në me rezultat 1143 – 527

admin

Në Kuvend ende nuk ka arritur dorëheqja e kryeministrit Zaev

admin