22 C
Los Angeles
November 28, 2021
DailyNews – MK
Kronika

Gjashtë raste të dhunës në familje, bashkëshorti sulmuan gruan, vëllai vëllanë e djali nënën

Në 24 orët e fundit në Polici janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje.

Rastet e dhunës janë raportuar në Prishtinë, Prizren e Rahovec.

Lexoni të plotë raportin e policisë për rastet e dhunës në 24 orët e fundit.

Rastet e dhunës:

Prishtinë, 16.11.2021 – 22:20. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është kërcënuar dhe është tentuar të sulmohet fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Prishtinë, 17.11.2021 – 15:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale, është sulmuar fizikisht nga vëllai i tij i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

Prishtinë, 17.11.2021 – 19:30. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se është sulmuar fizikisht nga i biri i tij, i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Prishtinë, 17.11.2021 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prizren, 17.11.2021 – 17:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij viktimës femër kosovare. Gjatë arrestimi, i dyshuari kishte penguar zyrtarët policor dhe kishte kanosur se do ta lëndoj vetën. Nga i dyshuari është konfiskuar një thikë . Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rahovec, 17.11.2021 – 11:25. Ankuesja femër kosovar ka raportuar se bashkëshorti i saj me të cilin janë në proces gjyqësor, përmes telefonit e ka kanosur vajzën e tyre, me pretekst pse ka shkuar tekë nëna e saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.

Related posts

Janë sanksionuar 192 shoferë në Shkup

admin

I dehur shkakton aksident në Leposaviq, godet autobusin

admin

“Izolohet” vetura e ish-kryetares së Këshillit të Shkupit

admin