30.8 C
Skopje, NM
25/07/2021
DailyNews.mk
Kosovë

Gërvalla: Së shpejti do të kemi lajme të mira nga Greqia

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se marrëdhëniet me Greqinë kanë kaluar në një tjetër nivel dhe se janë në rrugë të mbarë për të ardhur deri te njohja.

Ajo ka thënë se së shpejti do të ketë lajme të mira nga Greqia, por që nuk ka precizuar kohë.

“Me Greqinë jemi në rrugë të mirë për konsolidim të përfaqësimit tonë në Greqi. Kemi pasur një ngritje të lehtë të këtij përfaqësimi dhe jemi në bisedime e sipër që këtë përfaqësim ta forcojmë dhe konsolidojmë edhe më shumë. Unë nuk mund të them as data, as muaj e as javë, sepse nuk është serioze të flasim për gjëra që mund të ndodhin në të ardhmen duke spekuluar me data se kur mund të ndodhin. Por mund të ju them se jemi në një rrugë tepër të mirë me Greqinë. Së shpejti do të kemi lajme të mira nga Greqia”, tha ajo.

Gërvalla ka thënë se po punon ngushtë edhe me shtetet tjera anëtare të BE-së e të cilat ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, në mënyrë që të ngrisin nivelin e bashkëpunimit bilateral dhe pse jo dikur edhe të kërkohet njohja e tyre.

“Jam takuar edhe me homologë të tjerë që ndodhen në këtë 5 e BE- së e që ende nuk na kanë njohur. Natyrisht se unë ata nuk i kam vënë me shpatulla për muri duke iu thënë që ju duhet të na njihni, por kam apeluar që njohja do të ishte një hap shumë i rëndësishëm në rrugën tonë drejt BE-së. Në të njëjtën kohë kam ofruar që të kemi marrëdhënie bilaterale në të gjitha fushat e tjera. Pasi vlerësojmë se pasi të kemi marrëdhënie të konsoliduar në fusha tjera dikur mund ta hapim edhe temën e njohjes e cila do të ketë sukses. Unë nuk dyshoj se do të kemi njohje nga këto shtete por nuk mund të them kur. Por jemi në rrugë të mbarë”, tha ajo në një intervistë për RTK-në.

Related posts

Osmani për aksidentin në Kroaci: Lajm tragjik e i rëndë për vendin tonë

Admin

Tragjedia në Kroaci, reagon Kurti: Lutemi për sa më pak viktima, jemi pranë familjarëve

Admin

Konjufca pas aksidentit në Kroaci: Lutemi të ketë sa më pak viktima

Admin

Kryeministri kroat, Plenkoviq konfirmon vdekjen e 10 personave në aksidentin tragjik: Jemi me Kosovën në këtë ditë të trishtuar

Admin

Pas aksidentit tragjik, ministri kroat Radman telefonon ministren Gërvalla

Admin

Aksidenti tragjik në Kroaci, Pacolli u shpreh ngushëllime familjarëve të të vdekurve

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More