28.8 C
Skopje, NM
16/09/2021
DailyNews.mk
Maqedoni Përzgjedhjе nga redaktori

Geer: Shpresoj në mbajtje të shpejtë të konferencës së parë ndërqeveritare

Shpresoj që konferenca e parë ndërqeveritare të mbahet sa më shpejt që të jetë e mundur. Tani është e nevojshme që vendet anëtare të bien dakord mbi versionin përfundimtar të kornizës negociatore, e cila praktikisht e hap derën për të filluar me negociatat, tha ambasadori i ri i BE-së në Maqedoninë e Veriut, Dejvid Gir, në një intervistë ekskluzive për MIA-n.

I pyetur nëse memorandumi i Bullgarisë, me të cilin kushtëzohet procesi i negociatave të vendit, eventualisht do ta vonojë mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, Gir thotë se për momentin vendet anëtare po debatojnë për kornizën negociuese, ky është proces i brendshëm i Unionit dhe se nuk mund t’i komentojë diskutimet e brendshme të vendeve-anëtare.

Gir i vlerësoi Marrëveshjen e Prespës dhe Marrëveshjen e Miqësisë me Bullgarinë si shembuj pozitivë jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë. “Është shumë e rëndësishme të vazhdohet zbatimi i këtyre marrëveshjeve bilaterale në një atmosferë të mirë”, tha ambasadori i ri i BE-së në Maqedoninë e Veriut, Dejvid Gir në intervistë.

Me eurombasadorin gjithashtu biseduam edhe për përpjekjet e Qeverisë në reformat që duhet t’i zbatojë në luftën kundër korrupsionit, sundimit të ligjit, për pakon e re të madhe të ndihmës financiare të BE për rajonin për t’u përballë me pasojat e krizës së shkaktuar nga Kovid-19.

Related posts

MMJPH: Filloi shënimi i Javës evropiane të mobilitetit 2021

Admin

Gjykata Penale: Nëse Rashkovski keqpërdor lejen për të dalë, atëherë do t’i caktohet paraburgim

Admin

Tre të vdekur në qendrën Kovid, ulet numri i kontrolleve

Admin

Zaev për Ballkanin e Hapur: Kosova si shtet i pavarur i ndërton qëndrimet e veta, ne i respektojmë ato

Admin

Maqedonia e Veriut dhe Kosova me kontroll të përbashkët doganor në vendkalimin kufitar hekurudhor Bllacë – Hani i Elezit

Admin

Njerëz të Musa Xhaferit “ndezin motorët“ në përkrahje të Nevzat Bejtës

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com