12.3 C
Skopje, NM
17/10/2021
DailyNews.mk
Maqedoni Përzgjedhjе nga redaktori

Geer: Përkatësia etnike apo fetare nuk duhet të përfshihet në kartat e identitetit

Legjislacioni evropian nuk njeh përfaqësi etnike në letërnjoftime. Ambasadori i BE-së në Shkup, Dejvid Gir thotë se nga gushti i këtij viti në BE do të harmonizohet baza e të dhënave personale për të gjitha shtetet. Sipas tij, përkatësia etnike, politike dhe fetare në kartat e identitetit do të ndalohet dhe se Maqedonia e Veriut si vend që pret datë për negociata duhet ta harmonizojë këtë çështje me ligjet e BE-së.

“Kjo bën pjesë në të dhënat personale si origjina etnike, politike, fetare apo çfarëdo tjetër dhe rregullativa e BE-së ndalon një gjë të tillë. Kartat e identitetit në BE janë akoma të harmonizuara me ligjet kombëtare të çdo shteti veçmas, por legjislacioni që potencova parashikon që kartat e identitetit të përfshihen në aplikacion gjithëpërfshirës për të gjitha vendet e BE-së në gusht të këtij viti”, tha David Geer, Ambasador i BE-së.

Ndërkohë kryeministri Zaev hedh poshtë pretendimet e liderit të opozitës Hristijan Mickoski të jetë alarmuar nga një ambasador i BE-së, se grafa etnike në letërnjoftime mund të shkaktojë pengesa të reja për datën e negociatave me BE-në.

“Nuk kam paralajmërime të tilla dhe as nuk kam biseduar me dikë. Për çfarëdo alarmi apo paralajmërimi për ndonjë reagim. Normalisht Lëvizja Besa pas koordinimit me ambasadorin grek, kanë marr edhe përgjigje pozitive mbrapa. Ne në rrugë diplomatike e kemi konfirmuar që në kohën kur e kemi premtuar pra në vitin 2019 kur u miratuan ndryshimet Kushtetuese”, u shpreh Zoran Zaev, Kryeministër.

Akoma nuk ka asnjë lëvizje në drejtim të shqyrtimit të amendamenteve. Kuvendi po i procedon teknikisht, ndërsa nga Lëvizja Besa thonë se çështja e letërnjoftimeve është punë e kryer dhe se nga propozimi nuk heqin dorë për asnjë çmim. Qëndrim nuk ka ndryshuar as OBRM-PDUKM-ja e cila përmes një amendamenti kërkon përfshirjen e kombësisë në letërnjoftime, si kusht për mbështetjen e ligjit./Alsat/

Related posts

Mickoski shpall fitore në disa komuna

Admin

Nikollovski: LSDM shënoi edhe një fitore të sigurt

Admin

Arianit Hoxha: Lëvizja Besa fiton në disa vendbanime, në Tetovë shkojmë në raundin e dytë

Admin

VMRO-DPMNE me shumë vërejtje për procesin zgjedhor

Admin

Spasovski: Kaluam një proces të qetë zgjedhor

Admin

Në një vendvotim në Llabënishtë do të votohet deri në orën 22:00

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com