14.3 C
Los Angeles
January 22, 2022
DailyNews – MK
Kuriozitete

Gazetarja që u fut në histori, është e para në botë që udhëheq një program informativ dhe ka tatuazh në mjekër

Oriini Kaipara ka hyrë në histori si prezantuesja e parë e një programi informativ në “prime time”, me një tatuazh tradicional maork në mjekër (moko kauae).

Në vend të prezantuesve të deritanishme në Neëshub Live, në ekran kësaj radhe u shfaq Oriini Kaipara, duke thënë se i është realizuar ëndrra e kamotshme dhe se shpreson se është e para prej shumë Maorkave që do të jap lajmet me tatuazhin tradicional.

“Jam e vetëdijshme që jam gazetarja e parë me tatuazhin maork që jep lajmet e orës 18:00. Gjithmonë për këtë mendoj, çdo hap që e bëjë është po thyej platformën e xhamit. Po thyej akullin për Maorken, por gjithashtu edhe për njerëzit me ngjyrë tjetër të lëkurës. Pavarësisht nëse janë moho kauae apo jo”, tha ajo.

Oriini Kaipara për herë të parë fitoi vëmendjen e masës, kur në nëntor të vitit 2019 u fut si në televizionin e Zelandës së Re si zëvendësim të një prezantuese tjetër. Udhëhoqi programin informativ të pasdites.

Related posts

Në ditën e dytë të punës si kryetar i ri i New Yorkut, Erica Adams rrugëtimin e tij drejt zyrës e nis me biçikletë

admin

Nuk ka mundur ta mbushë telefonin, ndryshoi mënyrën e jetesës – kjo grua është e gatshme për çfarëdo lloj “apokalipsi”

admin

E çuditshme, skandinavët i lënë bebet të flenë në ambientet e jashtme për t’u ekspozuar ndaj ajrit të pastër

admin