5.8 C
Skopje, NM
22/10/2021
DailyNews.mk
Maqedoni Përzgjedhjе nga redaktori

Gati pas një muaji u caktuan vazhdimet e katër seancave kuvendore

Në Kuvend gati pas një muaji sot duhet të mbahen vazhdimet e seancave të 21-të, 22-të, 25-të dhe 26-të. Caktimi i vazhdimit të seancave plenare vjen pas takimit të djeshëm koordinues të njerëzve të parë nga grupi i deputetëve dhe nënkryetarët me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi. Në takim ka marrë pjesë zëvendëskoordinuesi i BDI-së Arbër Ademi. Koordinuesit e VMRO-DPMNE-së, Aleancës së Shqiptarëve dhe Alternativës, të cilët nuk shkojnë në këto takime tashmë një kohë të gjatë, nuk morën pjesë në mbledhje, por kanë komunikim joformal me Xhaferin për punën dhe aktivitetet e Kuvendit.

Pas moskuptimeve të cilat u paraqitën në grupin e deputetëve të BDI-së, pas së cilës Kuvendi tashmë disa javë nuk mund të mbante seancë plenare për shkak të mospasjes së kuorumit, kryeministri Zoran Zaev deklaroi se të gjithë 62 deputetët me të cilët disponon pushteti në Parlament në periudhën në vijim do të vijnë në punë. Paraprakisht edhe lideri i BDI-së Ali Ahmeti tha se problemet janë tejkaluar në kryesinë e partisë.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së Timço Mucunski konsideron se Kuvendi është bllokuar për shkak të mospasjes së kapacitetit të funksionojë shumica e vjetër-e re. Thotë se në Kuvend kërkohet mbështetje për votim të ligjeve pa pasur deputetët informacion të tërësishëm për ato ligje, me të cilën, siç shton, ndodh një dhunë politike.

Pas disa javëve pritje, dje pasdite në ueb faqen e Kuvendit ishin caktuar vazhdimet e katër seancave. Në rend dite të seancës së 21-të janë Propozim-ligjet për plotësime të Ligjit për financim të njësive të vetëqeverisjes lokale, me procedurë të shkurtuar, për ndryshime të Ligjit për shërbime postare dhe për plotësime të Ligjit për mbrojtje të popullatës nga sëmundjet ngjitëse, të dyja në lexim të parë.

Në seancën e 22-të sërish janë Propozim ligjet për realizim të interesit publik në kulturë në lexim të parë dhe Propozimi i Rregullores për plotësime të Rregullores, të paraqitura nga kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi.

Deputetët në seancën e 25-të do të diskutojnë sipas Propozim-ligjit për detyrime me hua te Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për realizim të “Vendosjes së transportit të shpejtë me autobus në Qytetin e Shkupit”. Në këtë seancë janë edhe Propozim-ligjet për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për Bankën e Maqedonisë për mbështetje të zhvillimit me procedurë të shkurtuar, si dhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për shtetësi në Republikën e Maqedonisë, me procedurë të shkurtuar në lexim të dytë.

Në rend dite të seancës së 26-të janë katër propozim-ligjet për ndryshime të Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale, për konfirmim të statusit juridik të objekteve të ndërtuara pa leje, për plotësime të Ligjit për financim të njësive të vetëqeverisjes lokale dhe për kontroll të drogave narkotike dhe substancave psikotrope.

Për herë të fundit seancë plenare ishte mbajtur më 3 shkurt. Për shkak të mungesës së disa deputetëve të BDI-së, më 16 shkurt dështoi përpjekja të mbahet seancë plenare

Related posts

KSHZ hedh poshtë ankesat e partisë “E majta” në Maqedoni

Admin

Shilegov e paralajmëroi dislokimin e Hekuranës, Çimentores dhe industrisë tjetër të rëndë nga Shkupi

Admin

Dimitrov: Politika e vetos krijon ambient negativ dhe është investim në bërjen e armiqësisë

Admin

Analizë/ Votat e Besës mund të bëjnë dallimin në Tearcë, por kanë peshë të caktuar edhe në Gostivar, Çair dhe Strugë

Admin

Funksionar i lartë i LSDM-së: Nëse bie Shkupi, bie edhe Qeveria e Zaevit

Admin

Bexheti falenderon strukturat e partisë për fitoren madhështore në Saraj

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com