9.8 C
Skopje, NM
24/10/2021
DailyNews.mk
Maqedoni Uncategorized

Gati dy mijë qytetarë kanë nënshkruar peticionin për zgjidhjen e problemit me qentë e pastrehë në Gostivar

Gostivar, 25 shtator – Peticioni i inicuar nga Iniciativa qytetare “Gostivari që dua”, për zgidhjen e problemit me qentë e pastrehë, vijon të nënshkruhet nga qytetarët e Gostivarit.

Janë gati 2000 qytetarë që kanë nënshkruar peticionin, ndërkohë që interesimi i qytetarëve të Gostivarit për të hedhur firmat e tyre për zgjidhje të kësaj problematike mbetet i lartë.

Të motivuar nga shifrat alarmante të sulmeve të banorëve të Gostivarit nga qentë e pastrehë, Iniciativa ndërmori këtë aktivitet. Janë 73 qytetarë të Gostivarit që janë sulmuar dhe kanë pësuar lëndime nga qentë endacak që nga viti 2018 – dhe këto janë vetëm disa nga incidentet të cilat janë raportuar zyrtarisht.

“Kërkojmë që menjëherë të zbatohet plani i veprimit prej 5 pikash i cili ka për qëllim sigurinë e fëmijëve tanë, siç është krijimi i një ekipi për kapjen e qenve dhe për ndërhyrjen në raste emergjente, ndërtimi i një strehimoreje të qenve jashtë qytetit, sterilizimi i të gjithë qenve të pastrehë, eutanizimin e menjëhershëm të qenve endacakë agresivë, si dhe menaxhimi profesional i deponisë Rusino dhe menaxhimi i mbeturinave në qytet për të zvogëluar furnizimin me ushqim për qentë e pastehe pastehë”, tha Vjollca Baftiu Zulbeari nga Iniciativa për Gostivarin që dua, njëherit kandidate për këshilltare në zgjedhjet lokale në listën e përbashkët me BDI.

Nga Iniciativa përsërisin apelin për të mbështetur peticionin me qëllim për ta pastruar Gostivarin nga qentë e pastrehë.

Related posts

Forumi i gruas dhe ai rinor i BDi- Çair, organizuan marshin e blertë (FOTO)

Admin

Presidenti Pendarovski u ndau certifikata pjesëmarrësve të Shkollës së parë për politika

Admin

Vodno e mesme përmes shtegut për biçikletë lidhet me qendrën e Shkupit

Admin

Zaev: Vlerat e OKB-së ngelen të përjetshme dhe aktuale

Admin

Dimitrov: “Bullgaria të mos përzihet në punët e brendshme”

Admin

Cilat janë bastionet e BDI-së?

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com