22.4 C
Los Angeles
November 30, 2021
DailyNews – MK
Bota

Gates flet sërish për coronavirusin, thotë se deri në verë do të ketë më pak vdekje sesa ato të shkaktuara nga gripi sezonal

Themeluesi i Microsoft, Bill Gates, është deklaruar sërish lidhur me pandeminë e coronavirusit.

Miliarderi amerikan pretendon se deri kah mesi i vitit të ardhshëm, COVID-19 do të shkaktoj më pak raste të vdekjeve sesa një grip i zakonshëm.

“Në kulmin e imunitetit natyrore, imunitetit të arritur falë vaksinave kundër coronavirusit dhe terapive të reja, përqindja e vdekjeve do të duhej të bie në mënyrë drastike”, tha Gates për Bloomberg, duke theksuar se vera e vitit do të ardhshëm do të duhej të sillte ndryshim.

Në fakt, ai konsideron se çështja e furnizimit me vaksina do të zgjidhet kah mesi i vitit të ardhshëm. Gjithashtu, kompanitë farmaceutike Mark dhe Pfizer kanë zhvilluar tabletat kundër coronavirusit, e pikërisht për këtë Gates beson se do të ndikojnë që të sëmurët të marrin terapinë e nevojshme.

“Nga imuniteti natyral, ai me vaksina dhe tableta, do të mund të rritim numrin e antitrupave që deri më tani nuk kemi mundur, e përqindja e vdekjeve deri në verën e ardhshme do të bie nën nivelin e mortalitetit që e shkakton gripi sezonal. Deri atëherë, edhe aktivitetet ekonomike do të duhej t’i ktheheshin normalitetit dhe të punohet me kapacitet të plotë”, shtoi Gates.

Sipas të dhënave të fundit, mbi 5 milionë njerëz kanë humbur jetën nga coronavirusi, derisa mbi 258 milionë tjerë janë infektuar. 

Related posts

​Kriza me migrantë në kufirin Poloni-Bjellorusi, NATO dënon veprimet e Lukashenkos

admin

Politika gjermane ndaj Ballkanit në të ardhmen – të Gjelbrit do të udhëheqin diplomacinë gjermane

admin

SHBA-ja rihap kufijtë për udhëtarët e vaksinuar

admin