2.8 C
Skopje, NM
25/10/2021
DailyNews.mk
Maqedoni Përzgjedhjе nga redaktori

Gallouej: Duhet të respektohet e drejta dhe qytetarët të përfitojnë besim më të madh në institucione

Mendoj se duhet të respektohet e drejta dhe duhet të ketë besim më të madh të qytetarëve në institucionet e vendit dhe për këtë shkak mendoj se është shumë me rëndësi të përkushtohet kujdes i posaçëm në zgjidhjen e këtij lloji të rasteve, që qytetarët të përfitojnë besim më të madh në institucione, tha ambasadorja e Britanisë së Madhe, Rejçell Gallouej, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve se si e komenton rastin me Sasho Mijallkovin, nëse kjo është dobësi e institucioneve ose siç deklaroi kryeministri Zoran Zaev, se sistemi ka treguar aftësi për zgjidhjen e rasteve të tilla.

Ambasadorja Gallouej, gjatë vizitës së sotme në Shtip, tha se vendi i saj do të jetë përkrahës i madh i vendit tonë lidhur me sektorin e jurisprudencës.

“Do të vazhdojmë të punojmë që të shohin qytetarët se drejtësia duhet të dalë në pah dhe të gjitha këto raste të zgjidhen. Mendoj se reforma të cilat janë bërë dhe ato ligjet të cilat janë miratuar, tani janë në gjendje të mirë. Megjithatë, duhet të shihet se si ato do të implementohen”, thotë Gallouej, përcjell Zhurnal.mk

Ambasadorja sot gjendet për vizitë zyrtare në komunën e Shtipit, me ç’rast realizoi takim me kryetarin e komunës së Shtipit, Sashko Nikollov, si dhe me këshilltarët në Këshillin e komunës së Shtipit.

Related posts

Menduh Thaç: Fitorja e Qytetit të Shkupit varet nga BDI-ja në Shkup, ndërsa sonte i uroj fitore BDI-së në Tetovë

Admin

A do t’i kthehen qytetarët drurit për t’u ngrohur, shitësit: Interesimi për blerjen e drurit është i dobët

Admin

Pranohet ankesa e ASH-AAA-së, në Dibër do të ketë rivotim në një vendvotim

Admin

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski në takime me qytetarët e Peshtanit, Raçës, Elshanit

Admin

Forumi i gruas dhe ai rinor i BDi- Çair, organizuan marshin e blertë (FOTO)

Admin

Presidenti Pendarovski u ndau certifikata pjesëmarrësve të Shkollës së parë për politika

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com