30.8 C
Skopje, NM
25/07/2021
DailyNews.mk
Showbiz

“Future Nostalgia” nga Dua Lipa, albumi më i dëgjuar i këtij viti në “Spotify”

Albumi i ri i Dua Lipës vazhdon të shënojë suksese të reja.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka njoftuar fansat për suksesin më të ri të albumit “Future Nostalgia”.

Albumi i artistes tashmë ka shënuar një rekord të ri, duke u bërë më i dëgjuari në “Spotify”, në kategorinë e femrave.

“Future Nostalgia nga Dua Lipa është albumi më i dëgjuar i një femre në vitin 2020 në Spotify me mbi 2.4 miliardë dëgjime”, thuhet në postimin e këngëtares.

Ky njoftim i Duas vjen pak orë pasi ajo bëri të ditur se po lanson koleksionin e ri në bashkëpunim me “Pepe Jeans”.

Linja e re e artistes do të jetë njëherësh e fundit në bashkëpunim me këtë brend, andaj ajo u shpreh e lumtur që bashkëpunoi me “Pepe Jeans”.

Sa i përket projekteve muzikore, “Levitating” mbetet kënga e fundit nga Dua Lipa, të cilën e solli në bashkëpunim me DaBaby.

Në këtë këngë, është komentuar shumë edhe dukja e Duas, e cila erdhi tejet joshëse në secilën skenë të klipit.

Related posts

Wanda Icardi vë në fokus linjat trupore me bikinit e kuqe

Admin

Bella Hadid shkëlqen me figurën e saj të tonifikuar në rroba-banje

Admin

Adele konfirmon romancën e re me Rich Paul teksa u panë në një takim romantik

Admin

Beatrix Ramosaj thekson këmbët me veshjen e shkurtër

Admin

Bebe Rexha e shqetësuar për përmbytjet dhe ndryshimet klimatike: Nëse nuk e besoni që kjo po ndodh, atëherë jeni idiot

Admin

Adriana Lima pozon krejtësisht e zhveshur nën dritën e hënës

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More