14.3 C
Los Angeles
January 22, 2022
DailyNews – MK
Kuriozitete

Futet në librin e rekordeve Guiness, parashutisti amerikan rrokulliset 160 herë në ajër dhe zbret pranë piramidës së Gizës

Ky është momenti kur një parashutist me “snowboard”, arrin të sillet 160 herë në ajër para se të hap parashutën.

Videoja është realizuar në 4.200 metra lartësi gjatë 1 nëntorit – duke fluturuar mbi Giza, Egjipt, ku ky burrë ka arritur të futet në librin e rekordeve Guiness, për më së shumti rrotullime të bëra sikurse helika e helikopterit, transmeton Telegrafi.

Keith Edward Snyder nga Shtetet e Bashkuara ishte shoqëruar nga dy parashutistë tjerë – ku njëri po e filmonte hedhjen dhe rrotullimet e tij.

Pasi kërceu nga aeroplani me snowboard në këmbë, Snyder filloi të rrokulliset 360 gradë – duke arritur një rekord prej 160 rrotullimeve.

E tërë ngjarja ka ndodhur në qiellin e kaltër, përkatësisht mbi piramidën e Gizës, ku parashutisti zbriti pranë saj dhe kreu me sukses misionin e tij.

Related posts

Një kafene në Çarshinë e Vjetër të Shkupit është si një skenë nga ishujt grekë

Lea Muslija

Nuk ka mundur ta mbushë telefonin, ndryshoi mënyrën e jetesës – kjo grua është e gatshme për çfarëdo lloj “apokalipsi”

admin

Vendosen shtatë “dhi të arta” në Paris për nder të Lionel Messit

admin