Mesfushori i Kombëtares së Kosovës U21, Erion Sadiku, po llogaritët një nga talentët më të mëdhenj në futbollin suedez.
18 vjeçari, është pjesë e Valberg në Superligën e Suedisë, dhe këtë sezon në 21 paraqitje ka shënuar dy gola.
Media e njohur suedeze, ‘FutbollDirekt’, ka cilësuar Sadikun si talentin e 13-të më të mirë në Superligën e Suedisë.
“Një mesfushor që shkon nën radar. Lojtari i Kosovës është një mesfushor i klasit të mirë në Allsvenskan, duke marrë parasysh moshën e tij. Një pjesë e rëndësishme e suksesit të Varbergs”, thuhet në përshkrimin që i bëhet lojtarit.