13 C
Los Angeles
December 3, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni

Fushatë e MRDPR bullgare për grumbullimin e ideve projektuese për bashkëpunim ndërkufitar

Shkup, 17 nëntor – Ministria bullgare për Zhvillim Rajonal dhe Punë Publike (MRDPR) nis fushatë për mbledhjen e projekt ideve, të cilat që do të zbatohen në kuadër të Strategjisë së integruar territoriale (ITS) në kuadër të Programit për bashkëpunim ndërkufitar Bullgari-Republika e Maqedonisë së Veriut, që do të zbatohet në periudhën e viteve 2021-2027.

Idetë dhe zgjidhjet e projektit mund të parashtrohen nga bashkësitë lokale nga rajonet e Qystendilit dhe Bllagoevgradit, në territorin e Bullgarisë dhe nga rajoni planor verilindor, lindor dhe juglindor në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilat janë të përfshira në program.

Gjatë shtatë viteve të ardhshme, BE-ja do t’i rrisë fondet për projektet që vijnë nga komunitetet lokale.

Kjo qasje territoriale është e përfaqësuar fuqishëm në Programin mes dy vendeve, ku gjysma e buxhetit shkon për këtë lloj projekti. Zbatimi i tyre do të bazohet në Strategjinë e integruar territoriale të rajonit ndërkufitar të programit. Strategjia synon të mbështesë idetë e sipërmarrësve, institucioneve dhe organizatave vendase për zhvillimin e integruar të territorit, duke marrë parasysh sfidat e përbashkëta me të cilat përballen të dyja anët e kufirit me qëllim rritjen e konkurrencës dhe përmirësimin e mjedisit të biznesit, si dhe tejkalimin e sezonit të industrisë së turizmit. Një aspekt shumë i rëndësishëm i zbatimit të ITS është nevoja për të ndërtuar një lidhje të fortë midis projekteve të financuara dhe qëllimeve të strategjisë.

Idetë e paraqitura të projektit do të përdoren si bazë për krijimin e një liste operacionesh (idetë e projektit të grupuara tematikisht), të cilat do të jetë baza për zbatimin e ITS.

Related posts

Besimi: Përkrahje shtesë për fermerët përmes fondi të ri dhe më shumë mjete për zhvillimin e gjelbër

admin

Thaçi: Nuk pres zhvillime dramatike, gjendja do të kthehet në normalitet

admin

Maqedoni: Nga nesër do të kërkohet certifikata për dy doza vaksine për të hyrë në ambiente hotelerike

admin