10.8 C
Skopje, NM
15/06/2021
DailyNews.mk
Përzgjedhjе nga redaktori Politika

Fuere: BE të ketë kujdes nga Bullgaria, po imponon agjendë nacionaliste

Ish ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoni të Veriut, Ervan Fuere, në një deklaratë për MIA-n, thotë se kërcënimet për bllokim të procesit negociues me BE-në nga pala bullgare, duhet ta brengosë Bashkimin Evropian, informon Zhurnal.

Ai thotë se kjo çështje është shumë serioze sepse “tregon se disa vende anëtare e shfrytëzojnë anëtarësimin në BE për të imponuar agjendë nacionalistike”.

Sofja zyrtare ka kërkuar që marrdhëniet e mira ndërfqinjësore të trajtohen si çështje thelbësore dhe të jenë pjesë e klasterit të parë në negociatat e Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian.

“Kjo çështje është brengosëse sepse tregon se disa vende anëtare e shfrytëzojnë anëtarësimin e tyre në BE për të imponuar agjendën nacionalistike, kjo është diçka që BE nuk guxon të nënvlerësojë, as vendet anëtare as institucionet e BE-së, kjo është një problem serioz që e kemi parë edhe në të kaluarën me Slloveninë dhe Kroacinë dhe tregon se sa peshon historia në Ballkanin Perëndimor”, thotë Fuerre.

Ai shpreson se dallimet bilaterale mes Shkupit dhe Sofjes për çështjet identike nuk do të pengojnë procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut e cila me vite pret hapje të bisedimeve me BE-në.//Zhurnal.mk

Related posts

Editorial/ Cilat janë rreziqet që mund të paraqiten nga Kina dhe Rusia për NATO-n

NEFAIL EMINI

Zaev – Duda: Është shumë e rëndësishme mbështetja polake për RMV-në në BE

NEFAIL EMINI

Konjufca: Çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, është çështje e mbyllur

NEFAIL EMINI

Merkel në samitin e NATO-s: Fushata propagandistike e Rusisë pjesë e agjendës sonë

NEFAIL EMINI

Zoran Zaev: Maqedonia e Veriut është e përkushtuar në sigurinë kolektive të NATO-s

NEFAIL EMINI

Jens Stoltenberg: NATO duhet që t’i përgjigjet rritjes së ndikimit të Kinës

NEFAIL EMINI

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More