39.8 C
Skopje, NM
29/07/2021
DailyNews.mk
Bota

Frigë nga talibanët, Taxhikistani mobilizon 230 mijë trupa

Taxhikistani ka thënë se i ka vënë të gjitha forcat e armatosura në gjendje të lartë gatishmërie për luftime dhe ka zhvendosur mijëra trupa në kufi me Afganistanin për pas avancimit të talibanëve në zonën kufitare të Afganistanit.

Me urdhrin e Presidentit Emomali Rahmon, shteti i Azisë Qendrore ka mobilizuar 100.000 ushtarë aktivë, 130.000 ushtarë e oficerë rezervistë si dhe agjencitë e zbatimit të ligjit për ushtrimin e së enjtes. Ky është ushtrimi më i madh në historinë 30-vjeçare të Taxhikistanit të pavarur.

Përpos kontrollimit të gjendjes së gatishmërisë, 20.000 rezervistë janë dërguar në kufirin Taxhikistan – Afganistan për të shërbyer si përforcim për rojat kufitare, shkruan Free Europe, transmeton Gazeta Express.

Javët e fundit, talibanët kanë marrë nën kontroll pjesë të mëdha të Afganistanit, përfshirë disa pikëkalime kufitare, duke detyruar shumë oficerë afganë që të ikin nga vendi. Këto zhvillime kanë ardhur pas tërheqjes së trupave të huaja nga Afganistani.

Autoritetet e Taxhikistanit thonë se mbi 900 kilometra të kufirit të Afganistanit me Taxhikistanin janë tash për tash nën kontrollin e talibanëve.

Edhe forcat ruse, të cilat kanë një bazë ushtarake në Taxhikistan, planifikojnë të zhvillojnë ushtrime të përbashkëta ushtarake me Taxhikistanin dhe Uzbekistanin në datat 5 deri më 10 gusht.

Related posts

Britania heq karantinën për të vaksinuarit nga SHBA-ja dhe BE-ja

Admin

Policia në Berlin ndalon mbajtjen e dy protestave për koronavirus

Admin

Biden mbështet synimin e bjellorusëve për demokraci pas takimit me Tsikhanouskayan

Admin

Franca do të kërkojë pasaportën shëndetësore nëpër kafiteri nga 9 gushti

Admin

Zyra e Prokurorit në Bosnje inicion rastet e para nën Ligjin për mohim të gjenocidit

Admin

Tokio regjistron rekord të rasteve me koronavirus

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More