33.8 C
Skopje, NM
25/07/2021
DailyNews.mk
Bota Përzgjedhjе nga redaktori

Francë, mbyllen restorantet në disa zona pas shtimit të rasteve me COVID-19

Ministri francez i shëndetësisë, Olivier Veran, foli në një konferencë për shtyp në Paris, më 23 shtator 2020, për të paraqitur masat e reja kundër përhapjes së COVID-19 teksa virusi po qarkullon tashmë në dy të tretat e vendit.

Masat më të ashpra do të jenë vetëm në Marsejë dhe në ishullin e Guadalupes, ku baret dhe restorantet do të mbyllen që ditën e shtunë.

Ai vuri në dukje se situata ishte përkeqësuar ndjeshëm në vend kohët e fundit, duke kaluar në 94 raste për çdo 100 mijë banorë.

Ndërsa raporti i testeve që dalin pozitive ishte rritur me 6% këtë javë, ndërkohë që një javë më parë kishte qenë 5%. Situata mbetet shqetësuese edhe në spitale, ku ndodhen rreth 6000 pacientë që kurohen për COVID-19.

Për të ndihmuar me luftën ndaj masave, harta është ndarë në tre nivele rrezikshmërie, ku më e kuqja tregon zonat më të rrezikshme. Masat do të ndryshojnë sipas secilit nivel.

Related posts

Presidenti kroat tallet keq me serbët

Admin

Sërish përmbytje dhe dramë në Belgjikë: Uji bart vetura, përrenjtë në rrugë

Admin

Vriten dy ushtarë turq në Siri

Admin

110 të vdekur pas reshjeve të mëdha në Indi

Admin

Ligjvënësit amerikanë kërkojnë që Olimpiada më 2022 të mos mbahet në Pekin

Admin

CDC: Varianti Delta, mes sëmundjeve më ngjitëse që shkenca njeh

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More