23.8 C
Skopje, NM
19/09/2021
DailyNews.mk
Ekonomi Maqedoni TOP LAJM

Forumi ekonomik/ Një ekonomi – zero dogana, 100 për qind tregti të lirë dhe zero pengesa për lëvizjen e qytetarëve

Shkup, 29 korrik – Kryeministri i Maqedonisë së Veriut dhe i Shqipërisë, Zoran Zaev dhe Edi Rama, si edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në konferencën e sotme të përbashkët pas përfundimit të Forumit Ekonomik rajonal në Shkup porositën se qëllimi i nismës “Ballkani i Hapur” është krijimi i një ekonomie, pa dogana, pa qëndrime të gjata në kufi dhe me njëqind për qind tregti të lirë.

“Ballkani i Hapur”, theksuan Zaev, Rama dhe Vuçiq, do të thotë kapitull i ri në bashkëpunimin rajonal. Nisma nuk është e kufizuar vetëm me tre vendet, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria. Përkundrazi, çdo shtet tjetër përreth është i mirëseardhur dhe mund të kyçet nëse dëshiron.

“Qëllimi ynë është një ekonomi, pa dogana – 100 për qind tregti të lirë, zero dogana, zero pengesa për lëvizjen e qytetarëve, zero barriera për mallrat, shërbimet dhe serviset, vendet tona ta kenë lirinë evropiane në rajonin tonë”, theksuan liderët dhe shtuan se çështjet politike shumë më lehtë zgjidhen kur janë të bashkuara ekonomitë dhe bashkësitë afariste.

Sipas kryeministrit Zaev, askujt nuk do të mund t’i shkojë në mend të vendosje pengesa ose barriera.

“Kjo do të jetë një ekonomi, 100 për qind tregti e lirë për mallrat, shërbimet dhe serviset, pa pengesa për lëvizjen e njerëzve dhe kapitalit. Atë që do të mund ta bëjë një banor i Maqedonisë së Veriut këtu, do të mund ta bëjë edhe në Dorrës ose në Nish. Një rajon i tillë do të hapë perspektiva të mëdha në luftën globale dhe konkurrencën”, theksoi Zaev.

Ai theksoi se përfaqësuesit e mbi 350 kompanive, pjesëmarrës në Forum, janë kapitali i kësaj nisme. Diskutimet e tyre, debatet, propozimet dhe projektet që këtu i afirmuan dhe i bashkuan, dëshmojnë se nisma Ballkan i Hapur është platforma e cila i nevojitet rajonit.

Zaev u përqendrua edhe në dy memorandumet për mirëkuptim si edhe në Marrëveshjen ndërkombëtare të cilat u nënshkruan në Forum dhe me të cilat duhet të intensifikohen bashkëpunimi në rajon.

“Dhe këtu nuk ndalemi. Mbrëmë u dakorduan, në fillim të nëntorit do të takohemi në takime të reja pune në Beograd, nga fundi i vitit në Tiranë ndërsa në ndërkohë do t’i angazhojmë ministritë resorë të sigurojnë realizim urgjent të asaj që është dakorduar dhe të zhvillojnë projekte të reja për lehtësimin e jetës së popujve tanë. Një orë më parë, qytetarët tanë të Ballkanit të Hapur të ndjejnë një përfitim ekonomik konkret – pa dallim nëse do të jetë pushim më i lirë në Sarandë, Prespë ose Popaonik ose qarkullim më i shpejtë i mallrave të cilat firmat duhet t’i importojnë ose eksportojnë. Mbrëmë biseduam edhe për atë se krahas këtij Forumi ekonomik, do të fillojmë edhe organizimin e panairit rajonal të verërave të cilat prodhohen në Ballkanin tonë të hapur si dhe ajo se do të organizojmë ndeshje rajonale sportive dhe gara të tjera për të siguruar lidhjen sot, për një të nesërme më të mirë”, tha Zaev.

Presidenti serb Vuçiq vlerësoi se ideja për bashkimin ekonomik rajonal është e shkëlqyer ndërsa vizioni i jashtëzakonshëm, por tre vendet kanë detyrë të rëndë. Megjithatë, rezultate duhet të japin.

Vuçiq në konferencën për shtyp potencoi se “Ballkani i Hapur” është nismë ekonomike dhe jo hapësirë për zgjidhjen e çështjeve bilaterale politike.

“Nuk duhet ajo që na ndan të imponohet si çështje më e rëndësishme. Kjo është nismë ekonomike për qarkullim të lire të njerëzve, mallrave dhe kapitlait, nga e cila do të ndjehen bnefite, e jo vend për zgjidhje të problemeve bilateral. Nëse dikush nuk është I gatshëm të hyjë në këtë nismë, nuk kam problem me këtë, vetëm na lejoni të tregtojmë dh eta zhvillojmë ekonominë, nënvizoi presidenti i Serbisë.

Për Ramën, bashkëpunimi, por edhe bashkësia janë kyçe, e ai është edhe thelbi I nismës “Ballkan I hapur” e cila nuk është ekskluzive, por inkluzive, nuk është mënjanuese, por është gjith;përfshirëse dhe hapur dhe e lire për të gjitha vendet.

“Shumë më të mençur se unë le të thonë çka ka të keqe që Kosova, BeH dhe Mali I Zit ë bashkohen në këtë nismë e cila I hapë rrugët që shërbimet tona urgjente të bashkëpunojnë dhe të luftojnë së bashku, të kenë sistem të përbashkët të alarmimin dhe së bashku të jenë atje ku duhet të ndihmojnë. Dëshirojmë bashkësitë e vendeve tona të kenë liri evropiane në rajonin tonë”, theksoi Rama, duke shtuar se është nonsense edhe qytetarët nga rajoni të trajtoihen sit ë rendit të dytë, në krahasim me ata të BE-së.

Lidhur me Kosovën dhe Serbinë, nisma, tha Rama, ua bën me dije njerëzve dhe kompanive se të gjithë janë të njejtë dhe të barabartë edhe krahas faktit që në nivel institucional ekziston një çështje e cila ende është e hapur dhe e cila po përpunohet përmes një bisedimi të vështirë mes dy vendeve.

“Por, ky është një hap kolosal për shoqëritë tona dhe sjell poencial të madh. Nuk kemi të drejtë si prijës që këtë potencial ta lëmë të pashfrytëzuar dhe të pazhvilluar. Këtu nuk ka konspiracione dhe negativitet, kjo është lëvizje për të ardhmen”, shtoi kryeministri I Shqipërisë.

Zaev, Rama dhe Vuçiq, në fjalimet hyrëse me të cilat edhe zyrtarisht filloi Forumi, thane se I kanë dëgjuar propozimet dhe kërkesat e ekonomisë për më pak histori, e më shumë biznes. Në panelin ekonomik, ndërkaq, more lavdërata nga odat ekonomike se treguan lidership të vërtetë me haoin e këtillë – të arsyetimit të një nisme tërësisht të re, paraprakisht pa u pranuar dhe mbëshetur në tërësi.

Komuniteti afarist në mënyrë të qartë I përsëriti kërkesat: marrëveshje që përfundimisht të zhduken radhët e gjata të kamionëve nga kufijtë, ndërsa mbyllja, ekonomia grid he fuqia e lire puntëore të mbeten në të kaluarën.

“Për atë nevojitet të bëjmë marrëveshje për dy gjëra: ta hapim Ballkanin dhe të bashkohemi si biznes”, potencuan afaristët.

Forumin rajnal ekonomik e organizoi Kabineti I kryeministrit Zoran Zaev, në koordinim me kabinetet e Vuçiqit dhe Ramës, në bashkëpunim me odat ekonomike nga rajoni.

Related posts

Drejtoresha e QIK-ut, Sermine Purrini: Unë i them PO Visar Ganiut për të vazhduar rrugëtimin për një Çair më të gjelbër

Admin

Sadi Bexheti sot realizoi takim me nëndegët Vëllazërimi dhe Gam Gam

Admin

Para zgjedhjeve, kryetarët e komunave ndajnë mijëra leje për ndërtim

Admin

539 të infektuar, 41 viktima nga Covid në 24 orët e fundit

Admin

Shkupjani e mashtron kushërirën e tij, për dy muaj ia merr 50 mijë euro

Admin

Vërshime në Veles, përmbyten një pjesë e rrugëve

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com