23.8 C
Skopje, NM
19/09/2021
DailyNews.mk
Ekonomi

Forumi ekonomik: Lidhshmëria infrastrukturore kyçe për zhvillimin e rajonit, përveç vullnetit politik

Shkup, 29 korrik  – Kërkohet zgjidhje për përmirësimin e lidhshmërisë hekurudhore të Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Shqipërisë, për të cilën mund të përpunohet program zhvillimor i përbashkët  të paraqitet para Komisionit Evropian. Në pakon për lidhshmëri më të mirë të tre shteteve është edhe mundësia të vendoset linjë me aeroplan ndërmjet Shkupit dhe Tiranës, ndërsa potencial i madh shihet edhe në intensifikimin e projekteve energjetike.

Në Forumin e sotëm ekonomik rajonal në Shkup, kryeministrat e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, të Shqipërisë Edi Rama, dhe  presidenti serb Aleksandar Vuçiq, u pajtuan se infrastruktura, përveç vullnetit politik që e shprehën,  është e rëndësishme për operacionalizimin e premtimeve ndaj biznesit dhe qytetarëve me projekte të paralajmëruara në suaza të nismës “Ballkani i Hapur”, që sot ishte riemëruar nga “Mini Shengeni”.

Zaev vlerësoi se me Serbinë kemi lidhshmëri të shkëlqyer energjetike dhe të autostradës, por potencoi edhe se kërkohet zgjidhje për lidhshmëri më të mirë hekurudhore pas paralajmërimeve për ndërtimin e  hekurudhës së shpejtë deri në kufirin tonë. Përveç korridorit 10, i ka potencuar edhe aktivitetet e Korridorit  hekurudhor 8.

“Ne kemi lidhshmëri hekurudhore, por punojmë në hekurudhat e shpejta ku Serbia  tashmë  prinë përpara ndërmjet Budapestit dhe Beogradit, ndërsa tani me mbështetje të BE-së dhe me mjete personale vazhdojnë  Beograd-Nish, me siguri edhe deri në kufirin tonë. Ne kërkojmë zgjidhje si nga kufiri serb deri në kufirin grek të lidhemi. Të njëjtën e bëjmë me hekurudhat  e Korridorit 8. Prandaj kërkojmë kontraktor dhe mënyrë për realizimin e hekurudhës Kërçovë-Lin, në kufirin shqiptar që të mund të kemi lidhshmëri të plotë hekurudhore ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut e cila më tutje vazhdon drejt Sofjes deri në Stamboll”, tha Zaev në pyetjen e gazetarëve.

Ai beson se tempoja e shpejtë e aktiviteteve  edhe në këtë korridor panevropian, ku, citoi, i bëjmë hapat serioz për fazën e dytë dhe të tretë për hekurudhën deri në kufirin bullgar, ndërsa për  pjesën Kërçovë-Lin ka përfunduar ndryshimi i dokumentacionit projektues pas interpretimeve të UNESKO-s edhe Liqenit të Ohrit  është në fazën e realizimit.

Kanë biseduar me Ramën edhe për linjën me aeroplan ndërmjet Shkupit dhe Tiranës, ashtu siç ka edhe  Shkup-Beograd dhe Beograd-Tiranë.

“Linjat e aeroplanit besoni se do të mundësojnë lidhshmëri shumë më të shpejtë sepse është 25 minuta nga Shkupi deri në Tiranë siç është 35 minuta nga Shkupi në Beograd, ndërsa në përgjithësi  nëse dëshironi të niseni me automobil nga Shkupi në Tiranë sot do t’u nevojiten me siguri pesë orë e gjysmë, ndërsa në Serbi për shkak të autostradave nëse niseni tani me automjet u nevojiten tre orë e gjysmë.  Gjithë kjo mundëson lidhshmëritë të jenë më të mëdha. Unë besoj se gjithnjë e më shumë do të jetë i rëndësishëm ndërtimi i lidhshmërisë infrastrukturore”, porositi Zaev.

Në mënyrë të shkëlqyer jemi të lidhur edhe me energjinë por vazhdojmë të investojmë në linjat e transmetimit, stacionet e transformatorit të cilat na lidhin në këtë lidhshmëri energjetike rajonale ndërmjet të gjithë ne sepse edhe kjo paraqet infrastrukturë serioze, ndërsa në të ardhmen besoj edhe se do të lidhemi përmes rrjetave të gazit direkt që plotësisht do të sjellë diversifikim të gazit natyror i cili edhe ashtu do të jetë energjens i rëndësishëm për shfrytëzim në të ardhmen.

Vlerën e lidhshmërisë energjetike përmes gazit dhe energjisë elektrike e ka potencuar edhe Vuçiq, i cili tha se rajonit do t’i nevojitet gjithnjë e më shumë energji elektrike dhe se  duhet të menaxhohet me mençuri.

“Tridhjetë e katër teravatë i prodhon Serbia, gjashtë Shqipëria, pesë Maqedonia. Do të kemi nevojë për shumë më shumë energji elektrike në të ardhmen, nevojat e përbashkëta në të ardhmen siç zbatuam një studim për disa vite 70 teravatë do të na nevojiten për tri vendet tona, na duhet energji elektrike, të punojmë me mençuri dhe ta drejtojmë atë. Nëse e humbasim këtë rast dhe mundësojmë që të luajnë të gjithë që duan të bëhemi vende energjetike joefikase për të blerë energjinë më të shtrenjtë elektrike për momentin kur për ta është më e lirë atëherë nuk jemi rritur sa duhet për detyrën tonë”, tha Vuçiq.

Siç theksoi kryeministri i Shqipërisë, Rama, rajoni ka nevojë për lidhje të ndërsjellë, ka progres në rrugë, ndërsa lidhja hekurudhore vlerëson se është transformim kyç i hekurudhave dhe vendosjes në dispozicion të të gjitha resurseve.

“E vërteta lidhur me rrugët është se vendet kanë progres. Serbia ka progres të dukshëm. Shpresoj se e njëjta mund të thuhet edhe në Shqipëri, e njëjta siç ndodhë edhe për Maqedoninë. Tano po flitet për linjën hekurudhore, ndërsa shpresoj se të treja vendet së bashku munden në dispozicion t’i vendosin transformimet e të gjitha hekurudhave ë mundshme, ne t’i shfrytëzojmë resurset më të mira njerëzore, ta krijojmë një program të përbashkët zhvillimor për të gjithë rajonin, ndërsa më pas çdo vend në mënyrë të veçantë e ka sovranitetin e vet në pjesën e vet, por së bashku mund t’i drejtohemi Komisionit Evropian lidhur me Planin Ekonomik Investues për lidhjen e hekurudhave”, tha Rama.

Jam i bindur se të gjithë janë të alarmuar mjaftueshëm për mundësitë që ofrohen me energjetikën dhe siç tha, çfarë na takon nëse nuk i ndërmarrim hapat e nevojshëm.

“Por mjaftueshëm jemi të pasur në rajon që të mund ta arrijmë këtë. Do të thotë në këtë drejtim në energjetikë do të punojmë së bashku që të mund ta kuptojmë se çfarë mundemi edhe në nivelin rajonal të arrijmë së bashku, ndërsa këtu është digjitalizimi, të gjitha këto janë shumë të rëndësishme për zhvillimin ekonomik dhe qasjen drejt BE-së. ndërsa ne jemi të vegjël dhe zëri ynë nuk dëgjohet aq larg, së bashku jemi më të hapur për investime të mëtejme por edhe mund të bëhemi më të zëshëm. Do të thotë, në vend se dikujt t’i vijë keq për ne që po punojmë në këto temperatura të larta, më shumë duhet të mendojnë se çfarë po punojmë ne më saktë”, tha Rama.

Zaev, Rama dhe Vuçiq në konferencën e përbashkët për shtyp pas përfundimit të forumit porositën se qëllimi i nismës “Ballkani i Hapur” është krijimi i një ekonomike, pa dogana, pa qëndrime të gjata në kufi dhe me njëqind për qind tregti të lirë.

Ata paraprakisht i nënshkruan dy memorandume për mirëkuptim dhe një marrëveshje ndërshtetërore me të cilat duhet të intensifikohet bashkëpunimi në rajon. është nënshkruar Marrëveshje për bashkëpunim për mbrojtje dhe shpëtim prej katastrofave në Ballkanin Perëndimor dhe Memorandum për mirëkuptim për lehtësimin e importit, eksportit dhe lëvizjes së mallrave në Ballkanin Perëndimor, të cilat dalin nga nisma për bashkëpunim rajonal të zhvilluar midis Republikës së Maqedonisë së Veriut, Republikës së Serbisë dhe Republikës së Shqipërisë si edhe Memorandum për lëvizjen në tregun e punës në rajon. 

Related posts

Kosova në bisedime me MCC-në për ndërtimin e gazsjellësit

Admin

CMG-ja: Kina vijon të nxitë rigjallërimin e ekonomisë globale

Admin

Kosova vendi më i lirë për të jetuar – Zvicra vendi më i shtrenjtë në Evropë

Admin

Maqedonia e Veriut dhe Kosova me kontroll të përbashkët doganor në vendkalimin kufitar hekurudhor Bllacë – Hani i Elezit

Admin

Vendi i vetëm në Gjermani ku lejohet të bëhet pastrimi i parave të papastra, këtë shërbim e kryen pa pagesë Bundesbank

Admin

BE-ja kushtëzon ndihmën ekonomike prej 14.2 miliardë euro për Kosovën dhe vendet e Ballkanit

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com