24 C
Los Angeles
November 27, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni

Forum: “Si të përmirësohet bashkëpunimi ndërmjet organizatave të shoqërisë civile dhe autoriteteve lokale”

Shkup, 26 nëntor – Civika Mobilitas sot do ta mbajë forumin me temë “Si të përmirësohet bashkëpunimi ndërmjet organizatave të shoqërisë civile dhe autoriteteve lokale” në platformën Zum.

“Cili është bashkëpunimi i organizatave të shoqërisë civile dhe komunave? A mund të përmirësohet? Cilat janë pritshmëritë nga autoritetet e reja vendore në fillim të mandatit të tyre? Si mund të ndihmojnë organizatat civile që komunat të jenë më të mira, veçanërisht duke pasur parasysh se të dyja kanë të njëjtin target grup, përkatësisht qytetarët, janë temat që do të diskutohen në forum”, theksuan nga Civika Mobilitas.

Pjesëmarrësit e forumit do të kenë mundësinë të diskutojnë me German Filkov nga Qendra për komunikime civile, Biljana Bejkova nga OJQ Infocenter, Slaxhan Penev nga FORUM – Qendra për kërkime strategjike dhe dokumentim dhe Dushica Perisiq, drejtoreshë ekzekutive e Shoqatës së njësive të vetëqeverisjes lokale (ZELS).

Në forum janë të ftuar edhe kryetarët e komunave që pritet të marrin pjesë në diskutim.

“Në një pjesë të diskutimit, folësit do t’i referohen bashkëpunimin të deritanishëm me komunat, mbështetjen në përgatitjen e dokumenteve strategjike, funksionimin e shërbimeve inspektuese në nivel lokal, hapjen e komunave dhe mundësitë për bashkëpunim përmes tyre dhe ndërmarrjeve të tyre publike”, theksuan nga Civika Mobilitas.

Forumi Tematik i Civika Mobilitas ofron një hapësirë ​​për diskutim ndërmjet përfaqësuesve të organizatave të shoqërisë civile, institucioneve në nivel kombëtar ose lokal dhe të gjithë aktorëve të tjerë të rëndësishëm në zgjidhjen e çështjeve që trajtohen.

Civica Mobilitas është një program mbështetës i shoqërisë civile i Agjencisë zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim, ndërsa zbatoget nga NIRAS nga Danimarka, Qendra e Maqedonisë e për bashkëpunim ndërkombëtar (MCIC) dhe FCG nga Suedia.

Related posts

Cilat janë masat e para që do të ndërmerren ?

admin

Dimitrov- Vetington: Vazhdon bashkëpunimi me IRI-n në fushat me rëndësi strategjike

admin

Zejdi në ClickPlus: Sela e pershpejtoi punën dhe në fund dështuam

admin