13 C
Los Angeles
December 3, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni

Forum i Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë: “Çfarë kanë nevojë të rinjtë për bashkëpunim të mirë fqinjësor”

Shkup, 26 nëntor – Në organizim të Lidhjes Rinore – Krushevë prej sot deri të dielën do të mbahet forum me temën “Çfarë kanë nevojë të rinjtë për bashkëpunim të mirë fqinjësor?”, me pjesëmarrje të disa nga 50 përfaqësuesit e bashkësisë akademike, sektorit civil dhe institucionet publike nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia.

Qëllimi i tubimit, siç paralajmëruan organizatorët, është “zhvillimi i një rrjeti që synon promovimin dhe ndërgjegjësimin për rëndësinë e bashkëpunimit të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë”.

Në hapjen e forumit është paralajmëruar edhe fjalimi i ambasadorëve të Gjermanisë dhe Greqisë në vend, Anke Holshtajn dhe Rusos Kunduros dhe drejtorit të Fondacionit “Fridrih Ebert”, për Maqedoninë e Veriut, Rene Shle.

Pjesëmarrësit do të krijojnë rrjet joformal për bashkëpunim e cila do ta mbështesë dhe përshpejtojë dialogun, pajtimin, tolerancën dhe sinqeritetin për bashkëpunim ndërmjet të rinjve nga të dy vendet.

Forumi është pjesë e fazës së dytë të zbatimit të nismave për themelim të zyrave për bashkëpunim rinor ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë të udhëhequr nga Lidhja Rinore në bashkëpunim me organizatat greke, Asociacioni i Rinisë Aktive dhe SEE në Aksion. Nisma është mbështetur nga ambasadat e Gjermanisë dhe SHBA-së, ndërsa gati për dy vjet janë shënuar edhe rezultate konkrete: janë hapur tre info qendrat e para rinore në Lerin, Athinë dhe Vallandovë, ndërsa mbi 1500 të rinj janë përfshirë në programe të ndryshme për këmbim të njohurive dhe përvojave.

“Vlera për përfshirjen rinore në proceset rajonale relative ishte nxitje për zhvillimin e nismës së tillë, si mekanizëm institucional i cili do t’i afrojë të rinjtë nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia dhe do t’u mundësojë zhvillim të bashkëpunimit bilateral. E njejta bazohet në transferimin e praktikave të mira nga proceset e pajtimit në vendet perëndimore evropiane, së pari ndërmjet Gjermanisë dhe Francës, gjegjësisht Gjermanisë dhe Polonisë, si dhe përvojat multilaterale të bashkëpunimit rinor nga vendet e Baltikut dhe Zyra rajonale për bashkëpunim rinor në vendet e Ballkanit Perëndimor”, citojnë organizatorët.

Related posts

Shoferi ka patur disa tuba me naftë në pjesën e përparme të autobusit, shpërthimi ka ndodhur përshkak ngrohjes

admin

Kongresmenët amerikanë kërkojnë që të zgjidhet mosmarrëveshja dypalëshe midis Sofjes dhe Shkupit

admin

Vazhdon debati i Komisionit për Propozim-buxhetin e vitit 2022

admin