19.8 C
Skopje, NM
21/06/2021
DailyNews.mk
Bota Përzgjedhjе nga redaktori

Formohet qeveria e re në Belgjikë gati 500 ditë pas zgjedhjeve

Partitë politike të përfshira në bisedime për formimin e qeverisë në Belgjikë kanë arritur marrëveshje për koalicionin “Vivaldi”, ndërsa kryeministër i ri pritet të jetë Alexander de Croo nga partia liberale flamane Open VLD.

Mediat belge raportojnë se gati 500 ditë pas zgjedhjeve të fundit federale, marrëveshja për formimin e qeverisë federale është gati.

Croo dhe Paul Magnette, në emër të Partisë Socialiste pritet të informojnë Mbretin Filip për arritjen e marrëveshjes. Kryeministri i qeverisë së re duhet të marrë detyrën nesër.

Qeveria e re pritet të përbëhet nga 7 ministri nga rajoni Falman dhe Valon.

Kryeministri i ri Alexander de Croo deri më tani ka ushtruar detyrën e zëvendëskryeministrit të qeverisë së përkohshme dhe ministër i Financave.

Koalicioni i ri i quajtur “Vivaldi” është frymëzuar me ngjyrat “Katër stinët e vitit”, të veprës së kompozitorit të njohur të muzikës klasike. Në koalicion janë përfshirë partitë socialiste PS dhe spa të cilat paraqesin partinë e kuqe, liberale MR dhe të kaltërtit Open VLD, të gjelbrit Ecolo dhe Groen dhe demokristianët CV&V portokalli.

Partia e ekstremit të djathtë N-VA dhe Vlaams Belang mbetën jashtë koalicionit. Në zgjedhjet e mbajtura në maj të vitit 2019, N-VA me 16 për qind dhe Vlaams Belang me 11 për qind, ishin partitë me më së shumti vota të fituara.

Related posts

Zgjedhjet rajonale në Francë – test i rëndësishëm

NEFAIL EMINI

Tërheqja e trupave nga Afgaistani, Joe Biden do të presë në takim homologun afgan Ashraf Ghani

NEFAIL EMINI

Mbyllet uzina bërthamore e Iranit për shkak të një “defektit teknik”

NEFAIL EMINI

Kina realizon mbi 40 mijë udhëtime me trena mallrash drejt Evropës, me një vlerë mbi 200 miliardë dollarë

NEFAIL EMINI

Zgjedhjet e parakohshme në Armeni, Nikolla Pashinian shpall fitoren, opozita kundërshton

NEFAIL EMINI

Këshilli i BE-së me mbështetje të madhe për propozimin portugez

NEFAIL EMINI

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More