33.3 C
Los Angeles
August 8, 2022
DailyNews – MK
Auto

Ford Focus ST dhe Fiesta ST do të largohen nga tregu australian

E ardhmja e veturave “hot hatch” në Australi është përballur edhe me një goditje tjetër tronditëse, pasi që dy vetura të dashura për adhuruesit, Ford Focus ST dhe Fiesta ST do të hiqen nga tregu.

Të dyja modelet e veturave do të largohen nga tregu në fund të këtij viti, kjo u konfirmua edhe nga Ford Australia nga një deklaratë që ata e lëshuan gjatë ditës së sotme.

Kjo e lë Ford Mustang-un si veturën e vetme të mbetur në linjën e Ford Australia – të gjitha modelet tjera janë “utes” SUV, sistem me katër rrota, ose furgona shpërndarës.

Dërgesa e fundit e Focus ST dhe ST X e cila në total përfshinë vetëm 40 vetura, veçse është nisur nga Evropa, ndërsa dërgesat e Fiesta ST do të vazhdojnë për pak më gjatë, megjithatë numri i saktë i veturave ende nuk është bërë i ditur nga Ford Australia.

Largimi i “hot hatches” të Ford-it nga dhomat australiane të ekspozitave, është një reflektim i ngadalësimit të shitjeve të segmentit të gjerë të veturave të vogla.

Në fakt, Drive ka kuptuar se Ford Australia ishte me fat që ishte në gjendje që të mbante në shitje variantet Fiesta ST dhe Focus ST, kjo në mes të rënies të shitjeve në tregun e përgjithshëm për veturat e vogla dhe “hot hatches”.

Kjo gjeneratë e Ford Fiesta u zvogëlua në mënyrë që të përfshihet vetëm varianti ST që nga prezantimi vendor në vitin 2020, teksa linja australiane e Ford Focus, në fillim të vitit 2022 u reduktua vetëm në modelet ST.

Por ditët e tyre tani janë të numëruara, pasi që asnjëra nga dy modelet nuk konsiderohen se sjellin sukses financiar në tregun australian.

Related posts

Gjithnjë e më shumë njerëz në Kaliforni po i lënë bagazhet e tyre hapur, ja pse

admin

Mercedes merr dritën jeshile për autopilot nga organi gjerman i mbikëqyrjes së veturave

admin

BMW X6 – modeli i paharrueshëm i prodhuesit gjerman

admin