9.8 C
Skopje, NM
17/10/2021
DailyNews.mk
Ekonomi

FMN parashikon ngadalësimin e rritjes së çmimeve të energjisë në tremujorin e parë të vitit 2022

Çmimet në rritje të energjisë, të cilat po shqetësojnë tregjet, duhet të qetësohen deri në fund të tremujorit të parë të vitit 2022, tha Gita Gopinath, krye ekonomistja e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).

“Tani për tani, edhe në afat të shkurtër … gjatë disa muajve të dimrit çmimet e energjisë do të jenë të larta, ne presim që ata të fillojnë të bien përsëri deri në fund të tremujorit të parë të vitit të ardhshëm dhe gjatë tremujorit të dytë”, tha Gopinat në një intervistë për Agence France-Presse.

Ajo pranoi se ekziston një rrezik i madh nëse ka një dimër të fortë që mund të çojë në ndërprerje shumë më të mëdha të energjisë dhe që do të kishte një ndikim shumë më të madh në botë.

“Skenari më i keq është se ne kemi një dimër veçanërisht të ftohtë në hemisferën veriore me një rritje të kërkesës për energji. Dhe në të njëjtën kohë, ne nuk e kemi zgjidhur problemin e shqetësimeve në zinxhirët e prodhimit”, shtoi ajo.

Ajo nuk pret që kriza të jetë aq e madhe sa ishte gjatë viteve 1970 sepse bota në tërësi varet shumë nga energjia. Ajo shtoi se do të nevojitej një rritje shumë më e madhe e çmimeve të gazit dhe se kjo do të çonte në stagflacion, pra inflacion shumë të lartë dhe rritje të ndenjur. Tregjet janë të shqetësuar për rritjen e çmimeve të energjisë që prekin botën.

Related posts

Drejtori i Doganës së Kosovës flet për operacionin kundër rrjetit të kontrabandës – malli kishte destinacion një vend të BE-së

Admin

Përmes fintekut, në Kosovë janë kursyer 140 deri në 250 mijë euro

Admin

Reshjet të mirëseardhura për bujqësinë, nga java e ardhshme kushte optimale për mbledhjen e rekoltës

Admin

Bitcoin vazhdon të rritet, kriptovaluta i afrohet 60 mijë dollarëve

Admin

Angelovska Bezhoska – Bërnz: Pavarësi dhe profesionalitet i Bankës Popullore për ruajtjen e stabilitetit makroekonomik dhe financiar

Admin

Besimi – FMN: Projeksione më të larta për rritjen ekonomike këtë vit, konsolidim fiskal në periudhë afatmesme

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com