13 C
Los Angeles
December 3, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni Rekomanduar

Flet profesori i tyre: Gazmendi dhe Albina ishin studentët më të mirë të gjeneratës

Shkup, 23 nëntor – 27 vjeçari Gazmend Ukalli nga Kërçova dhe e fejuara e tij 23 vjeçare Albina Beluli nga Tetova janë dy nga viktimat që mëngjesin e sotëm humbën jetën në tragjedinë në Struma të Bullgarisë, informon Zhurnal.

Gazmendi ka punuar në kabinetin e kryetarit të komunës së Kërçovës, ndërsa në Stamboll kishin shkuar të festojnë ditëlindjen e tij të 27të.

Ukalli ka qenë anëtar i këshillit rinor të komunës së Kërçovës nga viti 2015.

Profesori Ylber Sela ka shkruar në facebook se ata ishin dy studentët më të mirë të gjeneratës.

“Lajm i trishtë. Zoti ju faltë parajsën. Dy studentët më të mirë të gjeneratës. Ngushëllime familjeve të tyre, studentëve të gjeneratës të Albinës dhe Gazmendit. Ngushëllime edhe gjithë të tjerëve…!”, ka shkruar profesori Ylber Sela.

Related posts

Policia Finansiare: Qëllimi i bastisjes është babai i deputetit Jauleski

admin

“Nëse nuk ka zgjidhe në dhjetor me Bullgarinë, Maqedonia e Veriut do të mbetet e izoluar”

admin

Osmani: Ali Ahmeti është autorizuar për të biseduar me të gjitha partitë për zgjidhjen e krizës politike

admin