10.8 C
Skopje, NM
15/06/2021
DailyNews.mk
Ekonomi

“Finance Think”: Ndihmat shtetërore për kompanitë vendase nuk kanë dhënë rezultatet e dëshiruara

Ndihma shtetërore për kompanitë vendase nuk i dha rezultatet e dëshiruara. Sipas Institutit për Analizë Ekonomike “Finance Think”, efektet pozitive janë treguar vetëm në lidhje me numrin e vendeve të krijuara të reja të punës. Profesori i universitetit Marjan Petreski, thotë se nuk ka efekte negative ndaj shtetit, por mungojnë rezultate pozitive nga ndihma e dhënë financiare e shtetit.

“Ndihma e shpërndarë nga shteti përmes Ligjit për mbështetje financiare të investimeve në masë të madhe ka qenë joefikase. Gjegjësisht, te 12 rezultatet e matura, rezultat të mirë ka vetëm tek punësimi- deklaroi Marjan Petrevski, profesor universitar.

Përgjegjësi për politikat ekonomike në Qeveri, Fatmir Bytiqi, thotë se për rezultate më të mira dhe efikasitet më të mirë të ndihmës shtetërore do të ndryshohet rregullativa ligjore. Përveç ndryshimit të kushteve për aplikim, qytetarët dhe kompanitë në dispozicion do e kenë edhe Regjistrin e ndihmës shtetërore.

“Gjithsej kemi shpenzuar 70 milion euro për të mbështetur 800 kompani, sipas Ligjit për Mbështetje Financiare të Investimeve dhe Fondit të Inovacionit. Vetëm për rikujtim, kishim kohë ku u shpenzuan 250 milion euro për 15 kompani, me një efekt prej 15 mijë punonjësish. Ndërsa efekti i 80 milion për 800 kompani është 80 mijë të punësuar.- pohoi Fatmir Bytyqi – Zëvendëskryeministër i Ekonomisë.

Përmes Ligjit për mbështetje financiare të investimeve, shteti ka firmosur marrëveshje me 245 kompani vendore që kanë marrë ndihmës financiare. Kurse për tre vitet e fundit, këto kompani kanë marrë mbi 20 milionë euro. Nga programi i Fondit për inovacione mbështetje financiare kanë marrë 550 kompani.

Related posts

Musk: Tesla do të rifillojë përdorimin e Bitcoinit kur të përdoret më shumë energji e rinovueshme

NEFAIL EMINI

FMN mirëpret vendimin për zgjerimin e rezervave globale

NEFAIL EMINI

Kërkesa globale për naftë pritet të rritet me 6% dhe të kthehet në nivelet parapandemike

NEFAIL EMINI

Në Mbretërinë e Bashkuar nis sot samiti i vendeve më të industrializuara

NEFAIL EMINI

SHBA, rriten çmimet e mallrave të konsumit

NEFAIL EMINI

Rusia, një shtet i dobët në aspektin ekonomik dhe demografik

NEFAIL EMINI

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More