28.8 C
Skopje, NM
16/09/2021
DailyNews.mk
Kulturë

Filmi nostalgjik për kohën pa maska

Bill Murray që njohim sot ka një imazh – karagjoz, i zgjuar dhe i ndjeshëm – që është cementuar nga roli i tij si aktor humorist në “Lost in Translation” të Sofia Coppolas. Ishte një zbulim për Coppolan që e pozicionoi Murrayn si aktor serioz, ashtu sikundër edhe komedian i mrekullueshëm.

Shtatëmbëdhjetë vjet më vonë ai është qendra shndritëse e “On the Rocks”, filmi i dashur, elegant e qesharak i Coppolas.

Filmi është vendosur në një botë privilegji e sofistikimi. Rashida Jones luan Lauran, e martuar dhe me dy vajza të vogla, që dyshon se i shoqi, Dean (i luajtur nga Marlon Wayans) po e tradhton atë me kolegen e tij.

Ajo i kërkon të atit këshillë, por ai nuk është si baballarët në ekran.

Murray e luan Felixin si një gruar i prapë e sharmant. Si diler arti që gati sa nuk është tërhequr nga zanati, ai është si mbetje e kohërave të vjetra, që del para ndërtesës së saj nga një veturë me shofer, duke e përshëndetur atë me fjalët, “Hej, çiko”.

Derisa vetura i përcjell të dy, ai fishkëllen këngën e filmit klasik. Skena dhe krejt performanca nuk janë aq vetëreferenciale, sa janë shenjë e fuqisë unike të aktrimit të Murrayt.

Vetëm ai mund ta mbrojë sjelljen shpellore dhe ta bëjë atë të duket jo edhe aq serioze.

“Ai është burrë, është natyra e tij”, thotë Felixi për Deanin. “Meshkujt janë të detyruar të luftojnë, të mbisundojnë e të mbarsin të gjitha femrat”.

Ai e thotë këtë gjatë një dreke ku janë shërbyer edhe gota “Martini”. Laura rrotullon sytë kur ai pafajshëm nis e flirton me kamerieren.

Jonesi është kontrasti sharmant i Murrayt, ani pse karakteri i Lauras anon kah klisheja. Një shkrimtare e bllokuar që ka bërë kontratë libri pa shkruar as edhe një fjalë të vetme (shkrimtarët kudo do të qeshnin me këtë ide), ajo është e lodhur nga rritja e të bijave, dhe ndihet e përhumbur kur Deani udhëton gjithandej dhe nis një kompani të re. Ajo ndihet si një thes dhe një hap larg nga veshja e xhinseve të vjetra. Murray arrin thuajse pas 20 minutash në film dhe sjell gjallëri.

Related posts

Letra e Tucoviqit për fatin tragjik të shqiptarëve: Fiset e mjera arbanase po e bartin kryqin në Golgotë

Admin

Toka dhe kënga e Skraparit

Admin

Rreth 15 mijë vizitorë në Panairin e sivjetmë të librit

Admin

U nda nga jeta profesori kumanovar, Naim Halimi

Admin

Rumi bestseller: Pse dervishi mistik i reziston kohës?

Admin

Festivali i Venecias, filmi ku interpreton aktorja shqiptare shpallet fitues i çmimit të madh

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com