28.8 C
Skopje, NM
16/09/2021
DailyNews.mk
Maqedoni Përzgjedhjе nga redaktori

Filluan përgatitjet për Procesin e Berlinit

Njëri afër tjetrit, në tavolinë të përbashkët, ministrat për punë të brendshme të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë e udhëhoqën Takimin e vendeve të përfshira në Procesin e Berlinit. Kjo është hera e parë në historinë e kryesimit të Procesit të Berlinit që së bashku të kryesojnë një vend anëtar i BE dhe partner nga rajonit i Ballkanit Perëndimor, theksoi ministri Spasovski. Në periudhë të stuhishme politike në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor përcaktuam drejtim të qartë dhe rrugën në të cilën duam të hapërojmë, tha Spasovski.

“Kjo është më se e qartë duke pasur parasysh të gjithë reformat – politikat për fqinjësi të mirë, mbylljen e çështjeve të hapura me dekada të cilat në periudhën e mëparshme janë realizuar në vendin tonë”, tha Ministër për Punë Të Brendshme, Oliver Spasovski.

Migrimi ilegal, krimi i organizuar, tregtia me armë dhe lëndë narkotike, tregtia me njerëz dhe lufta kundër korrupsionit janë në maje të agjendës së institucioneve me të cilat udhëheqim, shtoi Spasovski. Nga ana tjetër, ministri bullgar për punë të brendshme, Hristo Terzijski, theksoi se Ballkani Perëndimor dhe BE kanë trashëgimi dhe ardhmëri të përbashkët.

“BE dhe Ballkani Perëndimor kanë trashëgimi dhe ardhmëri të përbashkët, këto janë pikat tona për të cilat kemi rezultate me bashkëpunim të përbashkët. Qëndrojmë drejtë para sfidave të përbashkëta për krimin e organizuar, luftën kundër korrupsionit etj”, u shpreh Hristo Terzijski, Ministër për Punë të Brendshme i Bullgarisë.

Fokusi i Gjermanisë ka qenë gjithmonë forcimi i lidhjeve midis Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, tha Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Brendshme Gjermane. Procesi i Berlinit ka për qëllim gjetjen e masave konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe përballjen me financimin e paligjshëm, tha Sekretari shtetëror Gjerman për punë të brendshme, Maers.

Kryesimi i përbashkët i Procesit të Berlinit do të përfundojë me Samitin e Sofjes në 9 dhe 10 nëntor, ku marrin pjesë krerët e qeverive dhe ministrat e jashtëm. Procesi i Berlinit në vitin 2014 u iniciua nga Kancelarja gjermane Angela Merkel me synimin për të inkurajuar bashkëpunimin rajonal dhe integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Related posts

MMJPH: Filloi shënimi i Javës evropiane të mobilitetit 2021

Admin

Gjykata Penale: Nëse Rashkovski keqpërdor lejen për të dalë, atëherë do t’i caktohet paraburgim

Admin

Tre të vdekur në qendrën Kovid, ulet numri i kontrolleve

Admin

Zaev për Ballkanin e Hapur: Kosova si shtet i pavarur i ndërton qëndrimet e veta, ne i respektojmë ato

Admin

Maqedonia e Veriut dhe Kosova me kontroll të përbashkët doganor në vendkalimin kufitar hekurudhor Bllacë – Hani i Elezit

Admin

Njerëz të Musa Xhaferit “ndezin motorët“ në përkrahje të Nevzat Bejtës

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com