29.4 C
Los Angeles
August 10, 2022
DailyNews – MK
Politika

Fillon vaksinimi kundër gripit sezonal

Vaksinimi falas kundër gripit sezonal sot do të fillojë në gjashtë poliklinika në territorin e Bashkisë së Shkupit, edhe atë në Gjorçe Petrov, Bukuresht, Çair, Bit Pazar, Çento dhe Jane Sandanski në kuadër të Shtëpisë së Shëndetit – Shkup.

Vaksinimi do të bëhet çdo ditë punë në periudhën prej orës 14:00 deri 19:00.

Ministria e Shëndetësisë javën e kaluar njoftoi se gjithsej janë blerë 40 mijë doza të vaksinës, e cila do të jetë falas për grupet e rrezikuara në të cilin përfshihen personat mbi moshën 65 vjeçare, të sëmurët kronikë, punonjësit shëndetësor, gratë shtatzëna dhe fëmijët deri pesë vjeç.

Vaksinat janë prodhim i kompanisë farmaceutike franceze “Sanofi Paster”.

Related posts

Pendarovski: Skenari pozitiv përfshinë fillimin e negociatave aderuese për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

admin

Euronews: Bullgaria po frenon ëndrrat evropiane të Maqedonisë së Veriut, ja pse?

admin

Fajon: BE nuk mund ta tradhtojë përsëri Maqedoninë e Veriut

admin