22 C
Los Angeles
November 28, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni TOP LAJM

Fillon takimi mes Zaevit dhe Gashit, Kovaçevski shoqëron kryeministrin (Video)

Shkup, 19 nëntor – Në Klubin e deputetëve filloi takimi i kryeministrit dhe lider i LSDM-së Zoran Zaev me kryetarin e Alternativës, Afrim Gashi, në të cilin, siç është paralajmëruar, duhet të bisedohet për mundësinë e përfshirjes së deputetëve të Alternativës në shumicën parlamentare dhe për hyrje në Qeveri.

Kovaçevski shoqëron kryetarin e LSDM-së ndërsa Afrim Gashi është në shoqërim të Bekim Sali.

Takimi është paralajmëruar prej mbrëmë, ndërsa siç tha koordinatori i grupit të deputetëve të LSDM-së në Kuvend, Jovan Mitreski mbrëmë në TV 24, se Zaev, do të mbajë takim me liderin e Alternativës dhe përfaqësues tjerë të opozitës në të cilën do të bisedohet për rritje të shumicës së re parlamentare.

“Ato negociata do të vazhdojnë dhe ç’farë vende do të ofrohen për atë është dhënë autorizim i Zaevit nga BQ i partisë dhe më tutje do të sjellim vendime përmes organeve partiake”, deklaroi Mitreski, duke theksuar se ka edhe deputetë tjerë me të cilët do të bisedohet dhe të cilët në të kaluarën kanë dhënë mbështetje.

Deputeti dhe anëtar i kryesisë së Alternativës Skender Rexhepi, dje shprehu bindje se partia do të sjellë vendim të jetë pjesë e Qeverisë sepse, integrimi i vendit në BE është prioritet para rrëzimit të pushtetit.

Related posts

Konferencë ndërkombëtare e Këshillit të Evropës: “Mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe dinjiteti i grave rome gjatë krizës”

admin

Ministri i Shëndetësisë, Filipçe: Jemi të gatshëm t’i pranojmë pacientët nga Sofja

admin

Bërns për aksidentin në Bullgari: Ngushëllime familjeve që humbën të dashurit e tyre

admin