15.8 C
Skopje, NM
28/09/2021
DailyNews.mk
Bota

Fillon ceremonia përkujtimore për 11 shtatorin – Biden, Clinton dhe Obama nderojnë viktimat në New York

Presidenti amerikan, Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden po marrin pjesë ceremoninë përkujtimore pranë memorialit të 11 shtatorit në qytetin e New Yorkut.

Bidenit i janë bashkuar edhe ish-presidentët, Barack Obama dhe Bill Clinton, si dhe disa udhëheqës kombëtarë dhe shtetërorë.

Ceremonia filloi me një minutë heshtje për të shënuar kohën, 8:46 të mëngjesit, kur aeroplani i parë, American Airlines Flight 11, goditi Kullën Veriore të Qendrës Botërore të Tregtisë, saktësisht 20 vjet më parë.

Momente të tjera të heshtjes do të respektohen në orën 9:03, 9:37 dhe 9:59 (sipas kohës lokale amerikane).

Më pas anëtarët e familjeve lexuan emrat e të gjithë viktimave të sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001, në Memorialin Kombëtar të 11 Shtatorit në Manhattan.

Vitin e kaluar, ceremonia vjetore e leximit të emrave u ndryshua shkaku i pandemisë COVID-19, ku emrat u lexuan përmes një monitori për të shmangur kontaktin mes njerëzve.

Ndryshe, dy aeroplanë kanë goditur Kullat Binjake të New Yorkut duke lënë të vdekur rreth tre mijë persona gjersa autorët e krimit ende po përballen me procese gjyqësore.  

Related posts

I bie shkurt, australiani kalon tetë korsi me veturë dhe përplaset në fund – policia publikon pamjet rrëqethëse

Admin

Lejuan qenin që vazhdimisht ta kafshojë të arrestuarin, FBI heton zyrtarët policorë të përfshirë në këtë rast

Admin

Nxori armën dhe filloi të shtie mbi qytetarët në mes të rrugës, plagosen pesë persona në Manhattan – përfshirë sulmuesin

Admin

Macron goditet me vezë gjatë vizitës në një panair – presidenti francez befason me deklaratën

Admin

Presidenti i Koresë së Jugut sugjeron ndalimin e ngrënies së mishit të qenve

Admin

Burri në Angli ‘kërcënon të vrasë gruan me sharrë elektrike’, para se t’i vërë zjarrin vetes

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com