22.4 C
Los Angeles
November 30, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni

Fillojnë punimet për rregullimin e kanalizimit fekal në Straçincë

Shkup, 18 nëntor – Sot në fshatin Straçincë kanë filluar punimet për rregullimin e kanalizimit fekal me gypa F-200, dhe me më tepër se 170 kyçje nga amvisëritë, informon Zhurnal.

Në vendin e punimeve dolën kryetari i ri i GaziBabës, Boban Stefkovski dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Premtimet për kanalizimin në Straçincë i kishte dhënë fillimisht para katër viteve kryetari i mëparshëm Boris Georgievski mirëpo premtimet e tij ngelën vetëm premtime. Disa gypa u shfaqën javën e zgjedhjeve në rrethin e parë, mirëpo pasi humbi Gazi Babën Georgievski, ato gypa përsëri u zhdukën.

“Politikani duhet të jetë shërbëtor i popullit, dhe jo të jetë mbi re dhe mbi popullin. Kjo është patriotizmi i përbashkët dhe ajo që VMRO-DPMNE dhe kjo gjeneratë e promovon”, është shprehur Mickoski.//Zhurnal.mk

Related posts

Taravari për Zhurnal: Deputetët e ASH-së janë të palëkundur dhe nuk shantazhohen

admin

Seancë e Komisionit kuvendor për mbikëqyrje mbi zbatimin e masave për përcjellje të komunikimeve

admin

“Pa emocione dhe pa eufori”! Ahmeti tregon se çfarë po bën BDI pas paralajmërimeve për shumicë të re

admin