DailyNews.mk
Bota Përzgjedhjе nga redaktori

Filloi seanca e KB-së me rastin e 75 vjetorit të themelimit

Në selinë e KB-së në Nju Jork filloi seanca kushtuar 75 vjetorit të themelimit të organizatës botërore.

Me këtë rast, udhëheqësit e 182 prej 193 anëtarëve të KB-së do t’u drejtohen delegatëve me video të shkurtra.

Festa e këtij viti shënohet me pandeminë e virusit kovid-19, ndërsa delegatët e pranishëm fillimisht u paralajmëruan se për shkak të pandemisë së virusit ata duhet të mbajnë maska, t’i përmbahen masave të distancës fizike, si në sallë ashtu edhe në hollin e selisë qendrore.

Protokolli parashikon që përfaqësuesit e SHBA-së t’u drejtohen anëtarëve së pari, ndërsa në fillim të takimit u publikua një dokumentar i shkurtër mbi formimin e KB-së.

Kombet e Bashkuara janë themeluar pas Luftës së Dytë Botërore për të parandaluar një konflikt të ri të ngjashëm.

Related posts

Aleksandër Vuçiç: Serbia së shpejti nis ndërtimin dhe rindërtimin e spitaleve në Kosovë

NEFAIL EMINI

Gjermania dhe Franca propozojnë samit me Putin

NEFAIL EMINI

Bashkimi Evropian i vendos sanksione ekonomike Bjellorusisë

NEFAIL EMINI

Një tjetër shtet e zhvendos ambasadën e saj nga Tel Avivi në Jerusalem

NEFAIL EMINI

Samit dy ditor i BE-së në Bruksel

NEFAIL EMINI

Ministri i Jashtëm hungarez Peter Sijarto paralajmëron BE-në: Do ta humbni Ballkanin Perëndimor

NEFAIL EMINI

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More