30.6 C
Los Angeles
August 18, 2022
DailyNews – MK
Bota Përzgjedhjе nga redaktori

Filipine, Duterte inspekton kërdinë që bëri tajfuni, vdekjet arrijnë në 16

Presidenti filipinas Rodrigo Duterte do të bëjë një inspektim ajror të hënën në kërdinë që shkaktoi tajfuni më i fortë në botë këtë vit, i cili ka vrarë 16 njerëz, megjithëse zyrtarët thanë se një përpjekje për evakuim me forcë kishte shmangur më shumë vdekje.

Tre persona janë raportuar gjithashtu të zhdukur në provincat në jug të ishullit kryesor të Luzon, shtoi agjencia e katastrofës në një deklaratë, ndërsa komunikimet në disa rajone janë akoma të ndërprera.

Tajfuni Goni, i cili goditi provincat në jug të kryeqytetit Manila të dielën, është i 18-ti që godet Filipinet këtë vit dhe një nga tajfunët më të fortë që kur Haiyan vrau më shumë se 6,300 njerëz në 2013.

“Duhet të ishin zero viktima, por meqenëse njerëzit u evakuuan me force, viktimat qenë pak” tha Harry Roque, një zëdhënës i Duterte, në një konferencë shtypi

Related posts

Rusia “publikoi dokumente konfidenciale” për Ukrainën

admin

Ligjvënësit e SHBA-së “zbarkojnë” në Tajvan, Kina e cilëson si provokim

admin

Bashkimi Europian pranon zyrtarisht Kroacinë në eurozonë

admin