18.5 C
Los Angeles
November 29, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni

Filipçe: Të hospitalizuarit në Pirogov janë në gjendje stabile

Sofje, 23 nëntor – Të gjithë shtatë të lënduarit të cilët pas aksidentit janë hospitalizuar në spitalin Pirogov në Sofje janë në gjendje stabile dhe askush nuk është në rrezik për jetë, kumtoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Pas vizitës së spitali së bashku me kryeministri Zoran Zaev dhe ministrin e Punëve të Jashtme Buar Osmani, Filipçe theksoi se vetëm një pacient është me thyerje për shkak të së cilës duhet të bëhen analiza plotësuese dhe të konfirmohet nëse do të nevojitet intervenim kirurgjik.

“I vizituam pacientët. Bëhet fjalë për lëndime më të lehta, të trajtuar nga kolegët tanë, të cilët dua t’i falënderoj. U dakorduam të jemi në kontakt këto ditë pas stabilizimit të plotë të gjendjes, pacientët t’i dërgojmë në trajtim në Shkup”, deklaroi Filipçe.

Sipas tij, mes të pësuarve ka disa anëtarë të një familje prej të cilëve më e re është një vajzë e moshës 16 vjeçare. ndërsa të tjerët janë të moshës prej 40-50 vjeç.

Related posts

Filloi procesi i Fondit për Ballkanin Perëndimor për aplikim të projekteve të vendeve në rajon

admin

Presidenti bullgar Radev deri në fund të kësaj jave do të kumtojë kur do ta thirr Asamblenë popullore

admin

Qeveria do ta mbajë seancën e 120-të

admin