2.8 C
Skopje, NM
26/10/2021
DailyNews.mk
Maqedoni Përzgjedhjе nga redaktori

Filipçe: Shqyrtohet mundësia për furnizim edhe me vaksina kineze

Autoritetet shëndetësore në vend po shqyrtojnë seriozisht mundësinë e blerjes së vaksinave kundër Kovid-19 nga prodhuesit kinezë “Sinovak” dhe “Sinofarm”, konfirmoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, në intervistën për emisionin “360 gradë” në TV Alsat. Me ndihmën e Ambasadës kineze në vend, tashmë janë krijuar kontakte me prodhuesit e vaksinave, përcjell Zhurnal.mk

“Jemi duke pritur për detaje në lidhje me kontratën, në lidhje me çmimin dhe dorëzimin dhe besoj se deri në fund të kësaj jave do t’i kemi të gjitha këto detaje. Tani nuk do të doja të flisja për afatet, por thelbi është se është e qartë që prodhuesit të cilët së pari arritën të hyjnë në treg, flasim për Fajzer, për shembull, kanë probleme me kapacitetin. Shumë vende evropiane kanë paralajmëruar padi për mospërmbushje të marrëveshjeve, Kroacia do të ndërpres procesin e imunizimit dhe kjo është diçka që na bën të punojmë praktikisht në të gjitha fushat për të siguruar një proces integral, pa pushim, që nga momenti i fillimit të imunizimit, natyrisht me të gjitha vaksinat e sigurta”, tha mes tjerash ministri Filipçe.

Sipas tij, problemi nuk duhet të jetë që vaksinat kineze nuk janë aprovuar nga Agjencia evropiane e barnave.

“Dokumentet, certifikatat që të gjithë prodhuesit e vaksinave i posedojnë nga vendet amë janë plotësisht të përshtatshme. Në atë kuptim, mënyra në të cilën vlerësohen të gjitha rezultatet e studimeve klinike, procesi i bërjes së vaksinave, posaçërisht ato për të cilat po flasim, është e njohur për ekspertët tanë. Kjo është pikërisht ajo që ata kanë analizuar për pothuajse të gjitha vaksinat që tani janë në treg, kështu që nuk ka asnjë pengesë administrative dhe, natyrisht, nuk ka dyshim për cilësinë e tyre”, tha mes tjerash Filipçe.

Gjithsesi, ministri Filipçe pohoi se vendi do të ketë prioritet mekanizmin Kovaks të shpërndarjes së vaksinës si dhe marrëveshjen direkte me kompaninë Fajzer, për çka theksoi se do të ketë informacione shtesë gjatë ditës së premte. Pritet edhe përgjigjja e “Fajzer” në pjesën e detajeve të marrëveshjes dhe lejes për sasitë që do të mbërrijnë nga Serbia.

Njoftimi për furnizimin e mundshëm të vaksinave nga Kina vjen mes vonesave në shpërndarjen e vaksinave te Fajzer dhe prodhuesit e tjerë perëndimorë, për të cilat disa shtete anëtare të BE kanë njoftuar procese gjyqësore. Filipçe thotë se ata po përpiqen të sigurojnë sasi nga të gjithë prodhuesit në mënyrë që kur të fillojë procesi i imunizimit të mos ketë pushim.

Related posts

Maqedoni, do të vlejnë fletëvotimet që nuk do të kenë vulë

Admin

Seanca e 115 e Qeverisë, ja vendimet

Admin

Istrefi: Prioritet i parë do te jetë zgjidhja e kaosit urbanistik në Strugë

Admin

Maqedoni, nga nëntori do të kërkohet doza e dytë për hyrje në kafene

Admin

Ahmeti: Më 31 tetor duke votuar për Nevzat Bejtën hapim një kapitull të ri suksesi

Admin

Ndërmerren masa kundër mësimdhënësit i cili ushtroi dhunë në një shkollë në Butell të Shkupit

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com