14.3 C
Los Angeles
January 22, 2022
DailyNews – MK
Maqedoni

Filipçe: Më së voni nesër përfundojnë ADN analizat e të vdekurve në Bullgari

Shkup, 1 dhjetor – Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe deklaroi se sot ose nesër duhet të përfundojnë ADN analizat e të vdekurve në fatkeqësinë e autobusit në Bullgari, pas çka, siç tha, do të organizohet transporti i trupave të tyre në vend.

“Intensivisht punohet në përfundimin e ADN analizave. Këtë e punojnë kolegët në Bullgari, kolegët tanë këtu në Institutin për mjekësi ligjore janë në komunikim të përditshëm me ta. Kjo është diçka që duhet të përfundojë sot ose nesër, pas çka do të organizohet transporti i trupave të të ndjerëve”, tha Filipçe në përgjigje të pyetjes së gazetarëve pas konferencës për shtyp të Shoqatës së njerëzve që jetojnë me HIV – Së bashku më të fuqishëm me rastin e Ditës botërore të SIDA-s.

Fatkeqësia e autobusit ka ndodhur natën mes 22 dhe 23 nëntor kur një autobus i kompanisë “Besa Trans” në kthim nga Stambolli është djegur në rrugën “Struma” në afërsi të Sofjes.

Related posts

AFP: Fatkeqësia e sotme, fatkeqësia më e madhe autobusi në dhjetë vitet e fundit në Evropë

admin

Sot dita e fundit e Zaevit në postin e kryeministrit, pritet deponimi i dorëheqjes

admin

Antikorrupsioni dorëzon iniciativë për përndjekje penale për ish ministrin Hysni Ismaili

admin