14.9 C
Los Angeles
December 6, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni

Filipçe: Kemi rritje të infektimeve, të premten takim i komisionit për sëmundje infektive

Shkup, 10 nëntor – Komisioni për Sëmundje Infektive do të mbajë takim të premten, kumtoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Në takim do të dëgjohen propozimet dhe shqyrtimet pas analizave të fundit të gjendjes me Kovid-19 në vend, por Filipçe personalisht mendon se masa të reja kufizuese nuk nevojiten, mjafton të respektohen protokollet dhe të rritet përqindja e vaksinimit.

Ministri informoi dhe se sot u është dërguar letër mjekëve të familjes t’i thërrasin pacientët e tyre të pavaksinuar.

“Me anëtarët e Komisionit jemi në komunikim të vazhdueshëm edhe në periudhën derisa gjendja në mënyrë të konsiderueshme ishte e qetë. Përveç shkëmbim të informacioneve, ashtu edhe është vlerësuar edhe nevoja për takim zyrtar. Të premten do të ketë takim në përputhje me analizat e reja. Lidhur me masat, do t’i dëgjojmë propozimet dhe shqyrtimet. Konsideroj se duhet të vazhdohen masat parandaluese dhe të rritte përqindja e vaksinimit. Sot u dërguam letër të gjithë mjekëve të familjes t’i thërrasin pacientët e tyre të pavaksinuar”, tha Filipçe.

Ai përsëriti se një ndër kriteret kryesore për vendosjen e masave të reja do të jetë rreziku në kapacitetet spitalore që deri më tani nuk është evidentuar.

“Është kryesore shtrirja e vaksinimit. Kjo dhe respektimi i masave dhe protokolleve parandaluese, janë dalja nga kriza”, përsëriti Filipçe.

Filipçe në konferencë për shtyp bëri të ditur se për 25 për qind është rritur numri i rasteve me Kovid-19, ndërsa rritet, siç tha, edhe faktori i transmetueshmërisë që është tregues i qartë se do të ketë ndryshim të situatës të qëndrueshme epidemiologjike. Po rritet edhe numri i pacientëve të shtrirë në spital, por është mirë”, theksoi që nuk ka presion të madh mbi spitalet. Sipas Filipçes, ka stagnim në vaksinim. Qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm se kjo është mënyra e vetme për dalje nga kriza.

Deri më tani janë aplikuar mbi 1,6 milionë doza të vaksinave kundër Kovid-19, ndërsa nuk ka rrezik nëse vaksinat për Kovid-19 dhe për grip marren në të njëjtën kohë, nënvizoi ministri. Ai edhe një herë apeloj të respektohen protokollet, të mbahet distancë dhe të mbahet maskë. Fillon sezoni i festimeve, ndërsa çdo lloj grumbullimi është rrezik dhe prandaj duhet pasur shumë kujdes

Related posts

Bërns për aksidentin në Bullgari: Ngushëllime familjeve që humbën të dashurit e tyre

admin

Kontesti me Bullgarinë sërish temë e debateve në këshillin ministror në BE

admin

Nëse askush nuk siguron shumicën është e mundshme takim të liderëve

admin